Home / Sport / Walchhofer e nis mbarë në lëshim

Walchhofer e nis mbarë në lëshim

Walchhofer në garën e zhvilluar në Lake Louise të Kanadasë, arriti fitoren e 12-të në karrierë.

Skitari i njohur austriak Michal Walchhofer është fitues i garës së parë të lëshimit në këtë sezon të ski alpin. Walchhofer në garën e zhvilluar në Lake Louise të Kanadasë, arriti fitoren e 12-të në karrierë, duke përfunduar para bashkëkombësit të tij Mario Scheiber dhe norvegjezit Akel Lund Svindal, për të cilin vendi i tretë mund të konsiderohet sukses në start të këtij sezoni. Në fillim të sezonit Walchhofer kishte paralajmëruar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit dhe fillimi i sezonit me fitore është inkurajim i madh për të që të vazhdojë me rezultate të mira dhe të përshëndetet nga Kupa e Botës më ski alpin në mënyrën më të mirë të mundshme Me këtë fitore Walchhofer barazohet me pikë me liderin e renditjes së përgjithshme, francezin Jean Baptiste Grange. Këta dy skitarë kanë nga 100 pikë dhe pasohen nga Silvan Zurbriggen me 90 pikë dhe Ivica Kostelic me 84.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *