Home / Lajme / Maqedoni / XHAMIA E BELICËS TRAZON SHPIRTËRAT

XHAMIA E BELICËS TRAZON SHPIRTËRAT

12 nëntor-
Lidhur me vënjen e këtij gurthemeli, patën reaguar jo vetëm Bashkësia lokale, por edhe autoritetet e KOM, përmes peshkopit Timotej dhe të tjerëve. Kjo mbase nuk u ka mjaftuar, por, për të “përforëcuar” pohimet e Timotejit dhe “timotejëve” të tjerë, që kategorikisht hedhin poshtë pohimet se aty ka pasë shqiptar dhe musliman, është prononcuar për media edhe i mirënjohuri Pasko Kuzman, drejtor i Drejtorisë për trashëgimi kulturore, duke pohuar se aty është lokalitet arkeologjik dhe se aty kurrë nuk ka pasë shqiptar e as musliman.

Belica e Epërme, është në një lartësi mbidetare prej mbi 1.700 metra, fshat tani i banuar nga pjesa dërmuese e popullatës vllehe. Belica e Epërme, është vendbanim gati krejtësisht i braktisur nga popullata shqiptare-muslimane, por gjatë periudhave të kaluara, ka qënë i banuar me shumicë shqiptare.

Tani, Belica e epërme, është shëndërruar kryesisht si pushimore dimërore, me shtëpi pushimi të ndërtuara edhe në trojet e pronarëve shqiptar.
Për xhaminë e ndërtuar në Belicë të Epërme, nuk kanë rreshtur reagimet nga më të ndryshmet që nga dita e vënjes së gurthemelit më 17 dhjetor të vitit 2009 dhe nuk kanë të ndalur as sot.

Vënja e gurthemelit, ka shkaktuar reagime të shumta në institucionet fetare ortodokse dhe në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, të cilët kanë reaguar urgjentisht, duke kërkuar që të ndërpriten të gjitha aktivitetet për ndërrimin e xhamisë.

Lidhur me vënjen e këtij gurthemeli, patën reaguar jo vetëm Bashkësia lokale, por edhe autoritetet e KOM, përmes peshkopit Timotej dhe të tjerëve. Kjo mbase nuk u ka mjaftuar, por, për të “përforëcuar” pohimet e Timotejit dhe “timotejëve” të tjerë, që kategorikisht hedhin poshtë pohimet se aty ka pasë shqiptar dhe musliman, është prononcuar për media edhe i mirënjohuri Pasko Kuzman, drejtor i Drejtorisë për trashëgimi kulturore, duke pohuar se aty është lokalitet arkeologjik dhe se aty kurrë nuk ka pasë shqiptar e as musliman.

Sot, po i njëjti Pasko Kuzman ka lëshuar edhe një margaritar rreth lokacionit të xhamisë së Belicës me këto fjalë: “ Lokacioni ku fillimisht ishte paraparë ndërtimi i xhamisë është i mbrojtur nga Drejtoria për mbrojten e trashigimisë kulturore me indikacione se aty ndodhet një nekropolë romake. Ne atë lokalitet e kemi vënë nën mbrojtje të përkohshme.

Por njerzit që duan të ndërtojnë xhami janë zhvendosur nga ai lokacion dhe xhaminë e kanë ndërtuar në token e RM-së, për të cilën nevojitet leje nga Ministria e transportit dhe lidhjeve ndërsa Drejtoria jonë nuk ka kurrfar ingerenca për ndërtimin e xhamisë pa leje. Banorët përrreth e njohin këtë vend të vjetër të vakëfit, respektivisht vend të kishës. Ekzistojnë gojëdhëna (legjenda) dhe njerëz që tregojnë për këtë por kjo akoma nuk është vërtetuar”-ka deklaruar sot Pasko Kuzman.

Si dëshmi se Belica ka qënë e banuar me popullatë shqiptare-muslimane, janë edhe varrezat muslimane me një vjetërsi mbi 500 vjet. “Këto varreza kanë qënë që kur kemi qënë fëmijë. Na kujtohet edhe xhamia e fshatit që është diku më poshtë, e cila aktualisht nuk ekziston, por ne e mbajmë në mënd, e për këtë ka edhe fotografi të kohës”, patë deklaruar asokohe, Shefqet Ismaili. Ndërsa plaku nga Podgorca, Sabit Isakoski shtoi: “ Gjatë viteve 1860, në këtë fshat, imam në xhaminë e fshatit ka qënë xhaxhai im i quajtur Emin Isakoski, i cili ka vdekur më 1947 dhe më rrëfente për xhaminë dhe popullatën e këtij fshati”.

Lidhur me këtë, historiani dhe hulumtuesi, prof.Dr. Nebi Dervishi, shprehet:” Shënimet dhe dokumentet arkivore turke, nga viti 1536-1539 si dhe dokumentet tjera nga viti 1583, dëshmojnë se në Belicë kanë jetuar fise autoktone vllehe. Këto janë fise ilire, të cilat janë romanizuar dhe janë asimiluar gjatë periudhës së shekullit IV-V të epokës sonë. Por, ajo që është e rëndësishme, Belica kurrë nuk ka qënë maqedonase, nuk ka qënë e populluar me maqedonas, por vetëm me vleh të romanizuar dhe shqiptar”-u shpreh prof.Dr. Nebi Dervishi.

Në vazhdim të prononcimit të tij, prof.Dr. Nebi Dervishi shtoi: “ Gjatë kohë kam hulumtuar e studjuar historinë e Belicës së Epërme, por askund nuk kam hasë se ajo ka qënë e banuar me maqedonas. Historiani vlleh, Todi Trajani, në librin e tij “Vllehët e islamizuar” (Islamizirani vllasi), pohon se ndër familjet e “konvertuara” janë edhe familja Gega si dhe dy familje tjera që aktualisht jetojnë në fshatin Shum të Strugës. Kjo që bëhet tani, është një politikë albanofobe dhe islamofobe, ngjashëm me Pesoçanin, ku ka ekzistuar xhamia, por pas masakrës së mirënjohur, është banuar me maqedonas dhe më 1938 kanë ndërtuar kishë dhe sot pohojnë se ky fshat është maqedonas”.
Për pohimet studjuesit dhe hulumtuesit shkencor, prof.Dr. Nebi Dervishit, dëshmojnë edhe dëshmitë tjera e ndër të tjera janë edhe varrezat muslimane me një vjetërsi mbi 500 vjet. “Këto varreza kanë qënë që kur kemi qënë fëmijë.

Na kujtohet edhe xhamia e fshatit që është diku më poshtë, e cila aktualisht nuk ekziston, por ne e mbajmë në mënd, e për këtë ka edhe fotografi të kohës”, kishte pohuar para disa kohësh Shefqet Ismaili. Plaku tjetër nga Podgorca, Sabit Isakoski pati shtuar: “ Pas viteve 1860, në këtë fshat, imam në xhaminë e fshatit ka qënë xhaxhai im i quajtur Emin Isakoski, i cili ka vdekur më 1947 dhe më rrëfente për xhaminë dhe popullatën e këtij fshati”.
Ndërkaq, Hamit Ameti nga Belica e poshtme dhe Amet Ismaili poashtu nga Belica që tani jeton në Shum, treguan për shumë varreza të ruajtura, bashkë me gurët, duke treguar edhe gurin me epitaph-mbishkrimin në gjuhën e shkrimin arab, ku është saktësuar viti i varrimit 1315 të kalendarit Gregorian, që do të thotë se ky varr është i vjeëtr plot 695 vjet.

Së fundi, Gani Rahmani (Rahmanoski), dëshmon me lejen enjoftimit se ka lindur në Belicë të Epërme më 07.08.1939, document zyrtar lëshuar nga SPB në Strugë!
Xhamia e Belicës së Epërme po trazon shpirtërat, me tendencë të prishjes dhe acarimit të marëdhënieve ndëretkike, ndërkonfesionale dhe ndërkulturore. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *