Home / Lajme / Maqedoni / Ylli Bufi promovon librin “Tempulli i Demokracisë

Ylli Bufi promovon librin “Tempulli i Demokracisë

Tetovë, 25 nëntor-
Autori i librit, Ylli Bufi tha se libri “ Tempulli i demokracisë”, do ti shërbejë një reflektimi më të plotë rreth procedurave parlamentare, debatit politik dhe veprimtarisë së deputetëve, veçanërisht atyre të rinj në jetën parlamentare

Në Univeristetin e Evropës Juglindore në Tetovë, sot është promovuar libri i ish kryeministrit të Shqipërisë Ylli Bufi, “Tempulli i Demokracisë”.

Për të promovuar këtë libër përveç autorit kanë marrë pjesë, zëvendëskryeministri i qeverisë së Maqedonisë Abdilaqim Ademi, prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare në UEJL Blerim Reka, ish ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Paskal Milo, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku, deputet, profesorë etj. Libri në fjalë sipas vetë autorit flet për parlamentarizmin, duke e quajtur parlamentin si tempull të demokracisë.

Autori i librit, Ylli Bufi tha se libri “ Tempulli i demokracisë”, do ti shërbejë një reflektimi më të plotë rreth procedurave parlamentare, debatit politik dhe veprimtarisë së deputetëve, veçanërisht atyre të rinj në jetën parlamentare.

Bufi në ekspozenë e tij, theksoi se “Shqipëria në këto momente historike integrimi evropian ka nevojë për konsensus politik për një reformë të thellë parlamentare, ku në qendër të jetë Parlamenti si tempull i demokracisë”.

Gjatë fjalimit të tij, ai foli edhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së opozitës në krijimin e demokracisë parlamentare, ndërsa nënvizoi se roli i parlamentit nga vitet e 20-ta, të shekullit të kaluar, është zbehur për shkak të ndikimit të qeverisë.

Për Afrim Krasniqin, libri ka një rëndësi edhe për politikbërësit aktual.

Mendime të ndryshme rreth librit folën edhe prorektori Blerim Reka dhe zëvndëskryeministri Ademi. Ndryshe, Bufi ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga 1 qershori i vitit 1991 deri më 10 dhjetor po të këtij viti në qeverinë e stabilitetit. Ylli Bufi ka botuar artikuj në fushën parlamentare dhe profesionale.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *