Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohet kokainë e lëngët e dërguar nga Venezuela

Zbulohet kokainë e lëngët e dërguar nga Venezuela

17 nëntor-
Në këtë operacion të bashkërenduar është arrestuar Asipi. S, 35 vjeç nga fshati Dobri Doll i Gostivarit, i cili ishte porositësi i drogës së lëngët nga Venezuela, e cila kishte mbërritur në Shkup, nëpërmjet Londrës dhe Beogradit

Policia e Maqedonisë në bashkërendim me policinë britanike dhe serbe ka zbuluar sot një sasi të kokainës së lëngët, e cila kishte mbërritur në Maqedoni nga Venezuela.

Në këtë operacion të bashkërenduar është arrestuar Asipi. S, 35 vjeç nga fshati Dobri Doll i Gostivarit, i cili ishte porositësi i drogës së lëngët nga Venezuela, e cila kishte mbërritur në Shkup, nëpërmjet Londrës dhe Beogradit.

Dërgesa që ishte nisur në një pako nëpërmjet shërbimit DHL që në momentin e mbërritjes në Londër, ishte vënë në shënjestër të policisë britanike, e cila ka alarmuar zyrën ndërkombëtare të policisë kundër kontrabandës me narkotikë SEKI me seli në Bukuresht, e cila më pas ka alarmuar policinë serbe dhe ate të Maqedonisë.

Sipas MPB-së, kjo lloj lënde narkotike për herë të parë zbulohet nga ana e policisë në Maqedoni dhe se ajo rrallë mund të zbulohet në tregun e zi të trafikimit të drogës. Vlerësohet se kjo lloj droge në tregun e zi me pakicë ka një vlerë prej 150 mijë euro

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *