Home / Lajme / Maqedoni / Zgjohu: Gruevski po izolon edhe shqiptarët

Zgjohu: Gruevski po izolon edhe shqiptarët

21 nëntor-
“Deklaratat e tija për rëndësinë e rreshtimit të Maqedonisë pranë familjeve evropiane, për fat të keq nuk mbështetën me vepra dhe vendi sa vjen dhe largohet nga alternativa e vetme për të ardhmen e vendit”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! përmes një komunikate me shkrim thotë se është e shqetësuar nga mungesa e përkushtimit Euroatlantik të Qeverisë së Maqedonisë dhe nga tendenca për izolim të vendit që u riafirmua në samitin e sapo përfunduar të NATO-s në Lisbonë dhe në raportin e fundit të progresit të Bashkimit Evropian.

“28 vendet anëtare të Aleancës konfirmuan politikën e dyerve të hapura për vendet aspirantë, duke përfshirë edhe Maqedoninë, por për fat të keq, autoritetet e vendit nuk po shqetësohen që çdo samit i kaluar i NATO po konfirmon izolimin e Maqedonisë. Konsensusi është vlerë e përqafuar nga vendet anëtare të NATO dhe Qeveria duhet të veprojë në përputhje të rekomandimeve të komunitetit ndërkombëtar duke i zgjidhur çështjet bilaterale ditë më parë.”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Zgjohu.

Sipas kësaj organizate, mospjesëmarrja e Kryeministrit Gruevski në samitin e Lisbonës forcon bindjen tonë që proceset integruese të Maqedonisë nuk janë prioritet i qeverisë që ai drejton.

“Deklaratat e tija për rëndësinë e rreshtimit të Maqedonisë pranë familjeve evropiane, për fat të keq nuk mbështetën me vepra dhe vendi sa vjen dhe largohet nga alternativa e vetme për të ardhmen e vendit”, thuhet në komunikatë.

Zgjohu thekson se përderisa flamuri kombëtar shqiptar valon krenar në Bruksel, shqiptarët e Maqedonisë, mbeten të izoluar dhe në pritje të marrjes së vendimeve të rëndësishme nga Gruevski.

“Andaj, më 28 nëntor, Lëvizja ZGJOHU! do të festojë Ditën e Flamurit duke demonstruar vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë për t’u integruar në NATO dhe BE. Duke marrë parasysh se integrimi veriatlantik i vendit është prioritet i të gjitha partive politike shqiptare, ZGJOHU! pret që ato të rreshtohen pa përjashtim në mbështetje të demonstratës së 28 nëntorit”, thuhet në fund të komunikatës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *