Home / Lajme / Maqedoni / ZGJOHU!: reagon kundër TV A1 për manipulime

ZGJOHU!: reagon kundër TV A1 për manipulime

24 nëntor-
ZGJOHU! edhe një herë distancohet nga çdo gjest i padëshiruar që mund të ndodh më 28 nëntor si pasojë e informimit të gabuar në televizionin A1 nga porositësi i panjohur.

Lëvizja qytetare “ZGJOHU!” ka reaguar kundër TV A1 dhe të gazetës së përditshme “Koha ****” për manipulime me emrin e organizatës së tyre.

“Lëvizja Qytetare ZGJOHU! nuk arrin të kuptojë se si televizioni A1 pranon dhe promovon ofendime ndaj shqiptarëve dhe ditës së tyre më të shenjtë, Ditës së Flamurit 28 nëntori, nëpërmjet emitimit të spotit reklamues në të cilin paraqitet xhelati i shqiptarëve, Slobodan Millosheviq. Edhe më skandaloz është fakti i heshtjes së shqiptarëve të punësuar në kompaninë A1 me çka e miratojnë dhe bëhën pjesë e keqpërdorimit të manifestimit tonë dhe Ditës së Flamurit me shfaqjen e Millosheviqit në spotin sabotues”, thekson në reagimin e saj kjo lëvizje.

ZGJOHU! edhe një herë distancohet nga çdo gjest i padëshiruar që mund të ndodh më 28 nëntor si pasojë e informimit të gabuar në televizionin A1 nga porositësi i panjohur.

Sipas “ZGJOHU!” ky reagim i drejtohet edhe gazetës KOHA ****, pronë e pronarit të TV A1, e cila ka botuar kronikën e A1 të përkthyer në gjuhë shqipe me titull skandaloz “BDI e shndërroi mitingun e ZGJOHU! në koncert”.

“ZGJOHU! në asnjë çast nuk ka paralajmëruar miting dhe për këto shpifje ajo tha se mediat e tilla do të përgjigjen para organeve të drejtësisë.

“Ështe e qartë që TV A1 dhe Gazeta KOHA **** bashkë me shqipfolësit e punësuar në këto media maqedonase janë vënë në shërbim të djallit duke mos parë asgjë të keqe në identifikimin e 28 nëntorit shqiptar ne Sllobodan Millosheviqin. ZGJOHU! që nga sot do t’i informojë të gjithët faktorë relevant shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar për këtë fushatë skandaloze të mediave A1 dhe KOHA **** duke shpalosur qëllimet e pronarit të tyre që përpiqet t’i arrij nëpërmjet punonjësve të tij të ndershëm shqiptar”, theksohet në reagimin e Lëvizjes “ZGJOHU!”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *