Home / Sport / Zyrtare: Sokoli trajner i Renovës

Zyrtare: Sokoli trajner i Renovës

Kampionët në fuqi, kanë vendosur t’ia besojnë pankinën Sokolit, i cili zëvendëson në këtë post Nexhat Shabanin, që u largua nga skuadra dy javë më parë.

Trajneri kosovar Bylbyl Sokoi është shef i ri i stafit teknik i skuadrës së Renovës. Kampionët në fuqi, kanë vendosur t’ia besojnë pankinën Sokolit, i cili zëvendëson në këtë post Nexhat Shabanin, që u largua nga skuadra dy javë më parë. Në dy ndeshjet e fundit skuadra u drejtua nga ndihmësit e Shabanit, të cilët kishin assistencën e drejtorit sportiv Lirim Sahitit. Megjithatë angazhimi i një trajneri të rij te Renova ishte vetëm cështje kohe, kështu që kryesia e klubit dhe Sokoli arritën akordin pasditën e të mërkurës. Sokoli të ejnten në orën 12:30 do të ketë takimin e parë me futbollistët, ndërsa më pas do të zhvillojë seancë stërvitore në stadiumin e ri të qytetit në Tetovë. Për Sokolin ky është rrikthim në taborin e Renovës, pasi para dy viteve ai udhëhoqi këtë skuadër drejt sigurimit të një pozite që i nxori në Kupën e atëhershme të UEFA-së. Përvec Renovës, Sokoli në Maqedoni ka punuar edhe në Milano dhe Bashkimi të Kumanovës, ndërsa para disa viteve një periudhë drejtoi Shkëndijën, skuadër në të cilën kishte aktivizimin e parë në Maqedoni. Pas largimit nga Maqedonia, trajneri kosovar drejtoi me sukses KEK-un dhe Hysin. Sokoli ditëve të fundit përmendej si trajner i mundshëm i Shkëndijës, për të zëvendësuar Edmond Mihën, mirëpo nga prespektiva e tashme nënkuptohet se gjithcka ka qenë spekulim. Renova për momentin mban pozitën e 5-të në renditjen tabelare të Ligës së Parë, me dy pikë më pak se lideri i tabelës, Shkëndija.

F.Z.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *