Home / Lajme / Maqedoni / 80 vjeçari digjet nga flakët e zjarrit

80 vjeçari digjet nga flakët e zjarrit

28 dhjetor-
“Në zjarr, lëndime vdekjeprurëse ka marrë 80 vjeçari (R.H) ndryshe, vëlla I pronarit të shtëpisë, në objektin ku ka jetuar vetëm. Ai një kohë të gjatë ka qenë invalid ndërsa për atë është kujdesur familja e vëllaut. Është djegur brendia e objektit, e cila ka qenë me dru, dhe pullazi, ndërsa në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë zjarrëfikësit e Tetovës”, qëndron në raportin e Policisë së Tetovës.

80 vjecari (R.H) në gjendje invaliditeti ka humbur jetën nga zjarri që kishte kapluar dhomën ku po qëndronte në shtëpinë e vëllaut të tij në Reçicë të Vogël, në Tetovë.

Sipas policisë, zjarri ka shpërthyer rreth orës 3.40 të mëngjesit nga arsye tanimë të panjohura dhe fillimisht ishte përfshirë dhoma ku po qëndronte i moshuari me inicialet R.H, i cili nuk ka arritur që ti shpëtojë flakëve të zjarrit.

“Në zjarr, lëndime vdekjeprurëse ka marrë 80 vjeçari (R.H) ndryshe, vëlla I pronarit të shtëpisë, në objektin ku ka jetuar vetëm. Ai një kohë të gjatë ka qenë invalid ndërsa për atë është kujdesur familja e vëllaut.

Është djegur brendia e objektit, e cila ka qenë me dru, dhe pullazi, ndërsa në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë zjarrëfikësit e Tetovës”, qëndron në raportin e Policisë së Tetovës.

Në vendngjarje kanë marrë pjesë, ekipi i SPB-së së Tetovës, gjykatësi hetues, dhe zëvendësprokurori publik, ndërsa janë marrë masat që të ndriçohen edhe arsyet e zjarrit. Trupi i pajetë i R.H-së i është dorëzuar familjes për varrim.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *