Home / Lajme / Maqedoni / Abdyli jep dorëheqje nga instituti

Abdyli jep dorëheqje nga instituti

7 dhjetor-
Detyrën e drejtorit e kam pranaur për ta çuar Institutn përpara, duke i pasur parasysh rrethanat në të cilat gjendej ai, gati i shuar nga mungesa e kushteve reale për funksionimin e një institucioni shkencor’, thuhet në letërën e dorëheqjes.

Ramiz Abdyli për shkaqe shëndetësore tërhiqet nga posti i drejtorit të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, me seli në Shkup.

Në lëndën e dorëheqjes, Abdyli thekson se dorëheqja ishte e domosdoshme, duke mos mundur të përballojë shqetësimet e punës dhe për më tepër kishte edhe preferencën e mjekut që të mos ketë angazhim shumë aktiv me punë intelektuale.

‘Detyrën e drejtorit e kam pranaur për ta çuar Institutn përpara, duke i pasur parasysh rrethanat në të cilat gjendej ai, gati i shuar nga mungesa e kushteve reale për funksionimin e një institucioni shkencor’, thuhet në letërën e dorëheqjes.

Historiani Ramiz Abdyli u zgjodh drejtor i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë në dhjetor të vitit 2008.

Ai është autor i dhjetra librave nga fusha e historisë kombëtare, punëtor shumëvjeçar shkencor i Institutit të Historisë së Prishtinës e Shkupit, dhe ish-rektor i Universitetit të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *