Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti kundër daljes nga qeveria dhe kundër zgjedhjeve

Ahmeti kundër daljes nga qeveria dhe kundër zgjedhjeve

27 dhjetor-
“BDI-ja është përcaktuar për interesin e qytetarëve, pasi projektet madhore që do të jenë në shërbim të qytetarëve janë në përfundim e sipër. Në rast se do të hyjmë në zgjedhje këto projekte nuk do të materializohen, sepse rregullat e kërkojnë që para zgjedhjeve nuk mund të bëhen projekte”, deklaroi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përjashtoi mundësinë e braktisjes së koalicionit qeveritar, sepse sipas tij, dalja në rrugë nuk zgjidh problemet. Ai këtë e theksoi në një takim me qytetarët në komunën e Likovës, ku ndër të tjera përjashtoi edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“BDI-ja është përcaktuar për interesin e qytetarëve, pasi projektet madhore që do të jenë në shërbim të qytetarëve janë në përfundim e sipër. Në rast se do të hyjmë në zgjedhje këto projekte nuk do të materializohen, sepse rregullat e kërkojnë që para zgjedhjeve nuk mund të bëhen projekte”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE para se gjithash varet nga negociatat me Greqinë. “BDI angazhohet dhe do të angazhohet që të inkurajoj të dyja palët për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Unë mendoj se nuk jemi larg zgjidhjes. Vlerësojë se ajo do të ndodhë shumë shpejt”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se problemi i emrit është problem edhe i faktorit ndërkombëtar.

Lidhur me dosjet ai shti se ato janë të fabrikuara dhe janë paraqitur me qëllim të nxirjes së personalitetit të kreut të UÇK-së.

“Kjo edhe tani u dëshmua, por edhe koha do të tregojë se dosjet janë vetëm se dokumente të rrezikshme dhe të thjeshta të falsifikuara, të cilat në të ardhmen do ti kthehen si boomerang të gjithë atyre që i fabrikuan”, theksoi Ahmeti në takimin me qytetarët.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *