Home / Lajme / Maqedoni / Aktorët me letër të hapur për zyrtarët shqiptarë në Qeveri

Aktorët me letër të hapur për zyrtarët shqiptarë në Qeveri

23 dhjetor-
“I nderuar zëdhënës i Qeverisë dhe të gjithë ju të tjerët që me dhe pa dëshirë jeni përfshirë në këtë ‘teatër televiziv’, Ju kuptojmë plotësisht kur bëni një reagim dhe në të o s’thoni asgjë o ngatërroheni me fjalët tuaja, sepse është e vështirë të mbrosh dhe të justifikosh një të padrejtë duke qenë edhe vet i vetëdijshëm për të njëjtën”, fillojnë letrën aktorët shqiptarë.

y aktorët shqiptarë, Ylber Murtezi dhe Visar Vishka, dhe ish-udhëheqësja e marketingut në Teatrin Shqiptar, Anita Latifi, u janë drejtuar sot me letër të hapur zyrtarëve shqiptarë në Qeveri.

Në letrën e tyre, Latifi, Murtezi dhe Vishka, reagojnë ndaj deklaratave të zëdhënësit qeveritar, Muhamet Hoxha, dhe zv/kryeministrit shqiptar, Abdylaqim Ademi, në lidhje me vendimin e drejtorit të Teatrit Shqiptar për të mos u dhënë vendime pune.

“I nderuar zëdhënës i Qeverisë dhe të gjithë ju të tjerët që me dhe pa dëshirë jeni përfshirë në këtë ‘teatër televiziv’, Ju kuptojmë plotësisht kur bëni një reagim dhe në të o s’thoni asgjë o ngatërroheni me fjalët tuaja, sepse është e vështirë të mbrosh dhe të justifikosh një të padrejtë duke qenë edhe vet i vetëdijshëm për të njëjtën”, fillojnë letrën aktorët shqiptarë.

“Nuk bëjmë me faj as zv/kryeministrin se është në po të njëjtën pozitë, por për shkak të postit që mban nuk guxon të lejojë të merret e të komentoj çështjet minore siç është punësimi i ‘3 personave në teatër’, aq më pak në formën që bëri ai. Emrat e Ylber Murtezit, Visar Vishkës dhe Anita Latifit vite me radhë zvarriten nëpër kontratat e punës në kohë të caktuar. Pse për ta nuk vlenkan ‘rekomandimet e BE-së’?! Nga ana tjetër, të kujtojmë zv/kryeministrin se asnjë normë ligjore që ka të bëjë me punësimet nuk parasheh dispozita për dikë ‘që i plotëson kushtet pak më shumë’, dhe edhe sikur të jetë kështu ne të tre plotësojmë kushtet shumë më shumë se kundër kandidatët tanë”, theksohet në letrën e hapur.

Më tej, në letrën e tyre, aktorët shprehen: “Sado që tentuat dhe ne në të njëjtën kohë ne lejuam të na ngulfaten fjalët në fyt 3 muaj të plotë, lëmshi vetvetiu po zgjidhet, dhe kësaj radhe këtë po e bëni vet ju duke rënë në kurth me fjalët tuaja. Nuk ka kushtetutë, kod, ligj, rekomandim ndërkombëtar, dokë e zakon qoftë juridik, qoftë moral apo etik të cilën do mund të përdornit për të argumentuar padrejtësinë që po na bëhet”.

Ndryshe, Latifi, Murtezi dhe Vishka, kanë protestuar ndaj vendimit të drejtorit të Teatrit Shqiptar, Adem Karaga, për të mos dhënë dritë jeshile për punësimin e tyre, ndonëse sipas Bordit Drejtues të Teatrit, të njëjtit përmbushin kriteret dhe kushtet për punësim

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *