Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Fuere: BE ndjehet e ofenduar

Ambasadori Fuere: BE ndjehet e ofenduar

4 dhjetor-
Ne nuk do të ndalojmë në mbështetjen e vazhdueshme për vendin tuaj në rrugën drejt BE-së. Nuk do të ndalojmë të shpreha kritika për punën që bën Qeverisë lidhur me agjendën evropiane të reformave, por edhe nuk do të jemi të ndaluar që të themi fjalë lavdëruese për Qeverinë, kur është e nevojshme”, deklaroi evroambasadori Fuere.

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni, Ervan Fuere deklaroi se është ndjerë i ofenduar nga ana e deputetit dhe anëtarit të lartë të VMRO-DPMNE-së në pushtet, Vllatko Gjorçev.

Ky i fundit në një seancë të Komitetit të Përbashkët BE-Maqedoni deklaroi se Fuere është vënë në rolin e një megafoni ideologjik partiak dhe që nuk gëzon respektin e popullit maqedonas.

Fuere nënvizoi se përkundër këtyre ofendimeve ai nuk do të ndalojë në misionin e tij dhe të BE-së për të mbështetur vendin në planin e evrointegrimeve.

“Ajo ishte fyese për mua dhe familjen time, për ekipin tim, për BE-në, dhe mbi të gjitha për qytetarët e Maqedonisë, të cilët dëshirojnë që ky vend të jetë i respektuar jashtë dhe të jetë pjesë e BE-së. Ne nuk do të ndalojmë në mbështetjen e vazhdueshme për vendin tuaj në rrugën drejt BE-së. Nuk do të ndalojmë të shpreha kritika për punën që bën Qeverisë lidhur me agjendën evropiane të reformave, por edhe nuk do të jemi të ndaluar që të themi fjalë lavdëruese për Qeverinë, kur është e nevojshme”, deklaroi evroambasadori Fuere.

Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere këto komente i bëri me rastin e shënimit të pesë vjetorit të fillimit të procesit të decentralizimit në Maqedoni.

Një ditë më parë kryeministri Nikolla Gruevski nuk komentoi akuzat e drejtuara të deputetit të partisë së tij ndaj diplomatit të parë të BE-së në Maqedoni, mandati i të cilit skadon në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *