Home / Sport / Arbitri Krstevski ishte skandaloz!!!

Arbitri Krstevski ishte skandaloz!!!

“Shkëndija fitoi pasi më shumë e dëshironte fitoren dhe unë i uroj për këtë fakt. Megjithatë patjetër të them se referi kryesor Krstevski ishte skandaloz dhe disa gabime të tija mendoj se ndikuan në rezultat. Tani pyetemi se cili do të ishte epilogu i takimit, nëse nuk ishin këto momente të dyshimta”,- deklaroi për ‘Koha’-n, koordinatori i Renovës Enver Sulejmani.

Të humbësh në një derbi të madh të qytetit, i cili mbi të gjitha vendos për pozitën e parë në renditje, sigurisht nuk është e këndshme për asnjë skuadër dhe përjashtim nuk është as skuadra e Renovës. Kampionët në fuqi të dielën u mundën bindshëm nga Shkëndija, duke humbur pozitën e parë në tabelë.

“Shkëndija fitoi pasi më shumë e dëshironte fitoren dhe unë i uroj për këtë fakt. Futbollistët tonë nuk ishin në nivelin e ndeshjeve paraprake dhe këtu qëndron pjesë e fajit. Pas ardhjes së Sokolit, ne kishim tre fitore pa gol të pranuar, ndërsa kundër Shkëndijës nuk ishim në nivel”,-tha koordinatori i Renovës, Enver Sulejmani, i cili kritikoi ashpër ndarjen e drejtësisë, më saktësisht arbitrin kryesor Lubomir Krstevski.

“Referi kryesor Krstevski ishte skandaloz dhe disa gabime të tija mendoj se ndikuan në rezultat. Si mund t’i jepet një ndeshje kaq e rëndësishme një arbitri që është para pensionimit? Në golin e parë as që bëhej fjalë për ndërhyrje të parregullt dhe këtë e them pasi kam shikuar inçizimet. Edhe në golin e katërt fauli ishte i dyshimtë, ndërsa goli i anuluar i Aliut ishte vulë e gabimeve të arbitrave. Tani pyetemi se cili do të ishte epilogu i takimit, nëse nuk ishin këto momente të dyshimta”,-u shpreh Sulejmani.

Edhe përkundër disfatës në taborin e Renovës shikojnë përpara dhe mendojnë se kanë kapacitet për t’u rrikthyer sukseseve.”Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me humbjen, pasi askuj nuk i pëlqen të mundet, por disfatat janë pjesë e futbollit dhe herët a vonë vijnë. Kjo i ndodh çdo skuadre, madje nga më të fortat në botë dhe sigurisht nuk është fundi i botës nëse Renova ka pësuar. Duhet të shikojmë përpara dhe të tentojmë të fitojmë takimin e fundit me Teteksin, për të qëndruar në pozitat e para, ndërsa më pas me disa përforcime, me përgatitje cilësore të kërkojmë të mbrojmë titullin e kampionit”,-vazhdoi koordinatori i Renovës, duke folur në fund edhe për atmosferën në derbin Shkëndija-Renova.

“Mendoj se ishte diçka fantastike dhe për këtë përgëzoj të gjithë. Përjashtuar rezultatin, që ishte në disfavor tonin, në të gjitha elementet tjera të gjithë duhet të mburemi si shqiptar. Të dielën fitoi futbolli tetovar, fituan shqiptarët, dhe fitoi mirësjellja dhee sporti jonë kombëtar. Aq tifozë të grumbulluar, me përjashtime të vogla, pa krijuar asnjë incident më të vogël, viteve të fundit nuk është parë në këto anë. Prandaj jam krenar dhe lëvdata meritojnë të dyja skuadrat, që falë nivelit të lartë të kulturës i treguan këtij shteti se Tetova është qendra kryesore e futbollit në Maqedoni”,-deklaroi në fund Enver Sulejmani.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *