Home / Lajme / Maqedoni / Arratisen dy të burgosur nga burgu I Tetovës

Arratisen dy të burgosur nga burgu I Tetovës

25 dhjetor-
Rasti është lajmëruar nga rrojet e burgut ndërsa bëhet fjalë për personat, Gazmend Saiti nga Tetova dhe Admir Abdulazizi nga fshati Senakos I Gostivarit.

Dy persona mbrëmë kanë ikur nga burgu I Tetovës, informon Sektori I Punëve të Brendëshme I Tetovës.
Rasti është lajmëruar nga rrojet e burgut ndërsa bëhet fjalë për personat, Gazmend Saiti nga Tetova dhe Admir abdulazizi nga fshati Senakos I Gostivarit.

Që të dy me dhunë kanë hapur dritaren e repartit të pranimit dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Përndryshe nga Burgu I Tetovës, kohë më parë kanë ikur edhe katër persona të tjerë, duke kërcyer murrin u aratisën Shani.Ismaili, 18 vjec.
Deni Iljazi, 21 dhe Vesel Ibraimi, 28 vjeç dhe Sevdali Saliu, të cilët vetëm pas një muaj u kthyen sërisht pas grilave. Nga sektori I punëve të brendëshme I Tetovës, bëjnë me dije se hetimi ka filluar dhe po kërkohen dy të arratisurit për tu kthyer në burg per vuajtjen e dënimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *