Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet Xhulian Asanxh

Arrestohet Xhulian Asanxh

7 dhjetor-
“Zotëri Asanxh nuk është akuzuar për kurfarë krimi. Po mirremi vesh me policinë që të takohemi për bisedë vullnetare, që mënyrë që t’i japim mundësi të parashtrojë pyetje dhe të marrë përgjigje”, theksoi Mark Stefens, por nuk saktësoi se kur do të bëhet biseda.

Policia britanike sot e arrestoi themeluesin e faqes së Internetit “Uikiliks”, Xhulian Asanxh.

Arrestimi i tij u bë pasi që për të ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar nga Suedia, në bazë të akuzave për dhunim. Asanxh i mohon aktakuzat.

Paraprakisht, avokati i Xhulian Asanxh, për BBC-në deklaroi se klienti i tij do të bisedojë me policinë britanike.

“Zotëri Asanxh nuk është akuzuar për kurfarë krimi. Po mirremi vesh me policinë që të takohemi për bisedë vullnetare, që mënyrë që t’i japim mundësi të parashtrojë pyetje dhe të marrë përgjigje”, theksoi Mark Stefens, por nuk saktësoi se kur do të bëhet biseda.

Pas arerstimit policia britanike në afat prej 24 orëve duhet t’u përgjigjet kërkesave të Suedisë për ekstradim të Asanxhit.

Ndërkohë, bankat zvicerane i kanë ngrirë llogaritë e “Uikiliks”.

Nga “Uikiliks” pohojnë se gjatë javës së fundit kanë humbur rreth 100.000 euro.

“Nga fundi i javës së kaluar, faqja e Internetit PejPal “PayPal” ngriu 60.000 euro donacion nga organizata humanitare gjermane FOndi Vau Holand (Wau Holland), që ishte e angazhuar për përhapjen e njohurive me anë të “Uikiliks”-it.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *