Home / Lajme / Maqedoni / Bajrush Sejdiu del nga burgu

Bajrush Sejdiu del nga burgu

7 dhjetor-
Kërkesën që të dal nga Shutka, Gjykata Themelore në Shkup e ka refuzuar por, Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesën dhe pas dy viteve paraburgim, ka vendosur masën e arrestit që Bajrush Sejdiu të qëndroj në arrest shtëpiak. Nga Gjykata e Apelit thonë se të gjitha kushtë janë plotësuar për realizimin e vendimit të tyre.

Gjykata e Apelit në Shkup sot Bajrush Sejdiut ia pranoi garancionin prej 1.400.000 euro që ta braktisë qelinë e burgut të Shutkës dhe të vendoset në arrest shtëpiak.

Kërkesën që të dal nga Shutka, Gjykata Themelore në Shkup e ka refuzuar por, Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesën dhe pas dy viteve paraburgim, ka vendosur masën e arrestit që Bajrush Sejdiu të qëndroj në arrest shtëpiak. Nga Gjykata e Apelit thonë se të gjitha kushtë janë plotësuar për realizimin e vendimit të tyre.

Në rrjedh është një proces gjyqëosr kundër Sejdiut, për privatizimin e disa fabrikave dhe kompanive.

Gjykata Themelore në Shkup Bajrush Sejdiut kohë më parë i shqiptoi dënim me burg prej pesë viteve, në të cilat do t’i llogaritet edhe paraburgimi.

Kjo gjykatë e ngarkonte Sejdiun për involvim në krim, për shkeljen e të drejtave autoriale, për shkeljen e ligjit për akciza, ndërsa duhet të kthejë edhe rreth 25 mijë euro.

Në këtë proces gjyqësor, përveç Sejdiut atë kohë u akuzuan edhe 32 persona.
Bashkëpunëtorët e afërt të Bajrush Sejdiut – Remzi Ramadani dhe Naim Seferi janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg.

Njëri nga personat e akuzuar është liruar nga përgjegjësia.

Bajrush Sejdiu dhe bashkëpunëtorët e tij, sipas aktakuzës, në periudhë disa vjeçare kanë falsifikuar cigare nga brende të ndryshme.

Të akuzuarit do të duhet ta mbulojnë tërë shumën, me të cilën është dëmtuar shteti. Në lidhje me akcizat, nëse nuk kanë para, do t’u konfiskohet pronë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *