Home / Sport / “Baloteli vlen sa Mesi? Duhet ta tregojë në çdo ndeshje”

“Baloteli vlen sa Mesi? Duhet ta tregojë në çdo ndeshje”

Roberto Mançini: “Nëse Mario Baloteli mendon se është futbollisti i dytë më i mirë në botë pas Mesit, atëherë këtë duhet ta tregojë në çdo ndeshje”.

Roberto Mançini sfidon sulmuesin e vet, lidhur me deklaratat e këtij të fundit disa ditë më parë. “Më pëlqen një lojtar që ka besim në vetvete”, pohoi trajneri i Mançester Sitit. “Por vetëm nëse luan mirë dhe shënon në çdo neshje, ndoshta mund të thotë diçka të tillë”.

Ish-lojtari i Interit, 20 vjeç, me fanellën e Sitit deri tani ka shënuar vetëm dy gola në Premierligë dhe tre në Ligën e Evropës (por vuajti një dëmtim të gjatë). Disa ditë më parë ai deklaroi se ndihet (fare pak) inferior vetëm ndaj Leo Mesit dhe se synon të bëjë të vetin “Topin e artë”.

“Nëse vërtet mendon atë që ka thënë, besoj se duhet ta dëshmojë në çdo ndeshje”, tha Mançini, duke i dhënë SuperMarios edhe një këshillë: “Duhet të buzëqeshë për të luajtur futboll. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *