Home / Lajme / Maqedoni / Bashkësitë lokale kërkojnë kontrolle të rrepta

Bashkësitë lokale kërkojnë kontrolle të rrepta

Tetovë, 2 dhjetor
Në këtë takim të kryetarëve të bashkësive lokale, ata kanë shprehur shqetësimin për përdorimin e lëndëve narkotike nga mosha e re, nga shitja e tyre nëpër vende të ndryshme. Me këtë rast ata kanë kërkuar nga policia të shtojë kontrollet nëpër vende të dyshimta për shitjen e lëndëve narkotike.

Bashkësitë vendore vazhdojnë të shprehen të shqetësuara me dukuritë negative në qytet. Ata gjatë një takimi të enjten në Tetovë, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të OSBE-së, policisë, qendrës sociale, mjek neurolog nga spitali klinik i Tetovës, kanë ripërsëritur qëndrimin që policia të shtojë masat e kontrolleve në teren.

Bashkësitë vendore janë shprehur të shqetësuar me përdorimin, shitjen e mjeteve narkotike në vende publike, nëpër rrugë, nëpër shkolla, dhe vende të papërshtatshme. Bashkësitë lokale në këtë takim kanë kërkuar që të shtohet kontrolli i policisë ndaj shitjeve të mjeteve piroteknike në rrugë.

Përveç kësaj është shtruar problemi i sigurisë në Tetovë ndërsa me propozim të policisë është diskutuar edhe për legalizimin e armëve.

Kryetari i zyrës së koordinatorit të bashkësive lokale Sefa Osmani tha se se ky takim ka për qëllim që të diskutohen për problemet e qytetarëve, të cilët ankesat e tyre i adresojnë tek ne pastaj ne ua adresojmë organeve përgjegjëse.

Në këtë takim të kryetarëve të bashkësive lokale, ata kanë shprehur shqetësimin për përdorimin e lëndëve narkotike nga mosha e re, nga shitja e tyre nëpër vende të ndryshme. Me këtë rast ata kanë kërkuar nga policia të shtojë kontrollet nëpër vende të dyshimta për shitjen e lëndëve narkotike.

Kryetarët e bashkësive lokale kërkojnë që Ministria e Punëve të Brendëshme, të shtojë kontrollet në vendet të frekunetuara ku edhe më së shumti sipas tyre shiten mjetet piroteknike.

Në këtë takim të rregullt ata u njoftuan nga ana e policisë lidhur me legalizimin e armëve. Përfaqësuesit e policisë kanë theksuar se dukshëm i kanë shtuar lëvizjet e tyre në teren me qëllim që të parandalohen dukuritë negative.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *