Home / Lajme / Maqedoni / BDI nuk braktisë Qeverinë edhe pas deshtimit te Samitit të Lisbonës

BDI nuk braktisë Qeverinë edhe pas deshtimit te Samitit të Lisbonës

5 dhjetor-
“BDI po ndjek me vëmendje zhvillimet aktuale politike në vend. Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim riafirmon edhe një herë fuqimisht orientimin dhe përcaktimin euro-atlantik si alternativë e vetme për të ardhmen e vendit. Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm për sfidat aktuale, ne do të vazhdojmë të angazhohemi dhe të kontribuojmë që integrimi i Maqedonisë në NATO dhe UE të bëhet realitet sa më shpejtë”, theksohet në komunikatën zyrtare të kësaj partie.

BDI ka vendosur që të mos braktisë Qeverinë edhe pas dështimit të vendit në Samitin e NATO-s në Lisbonë për mosmarrjen e ftesës për anëtarësim.
Situata pas Samitit të NATO-s ka qenë edhe njëra ndër temat kryesore që janë diskutuar mbrëmë në mbledhjen e kryesisë së partisë shqiptare në pushtet.

“BDI po ndjek me vëmendje zhvillimet aktuale politike në vend. Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim riafirmon edhe një herë fuqimisht orientimin dhe përcaktimin euro-atlantik si alternativë e vetme për të ardhmen e vendit. Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm për sfidat aktuale, ne do të vazhdojmë të angazhohemi dhe të kontribuojmë që integrimi i Maqedonisë në NATO dhe UE të bëhet realitet sa më shpejtë”, theksohet në komunikatën zyrtare të kësaj partie.

Kryesia partiake nënvizoi se Marrëveshja e Ohrit ngelet përkushtimi parimor dhe prioritar i qeverisjes së tyre. “ Vetëm kohezioni i brendshëm dhe raportet e mira ndëretnike mund të krijojnë një bazë të shëndoshë për një demokraci funksionale multietnike.Dialogu politik brenda etnik, ndëretnik dhe në nivel partneriteti me komunitetin ndërkombëtar, mbetet esencial për ndërtimin e demokracisë sonë”, theksohet në njoftimin e BDI-së.

Pas dështimit në Samitin e NATO-s në Lisbonë në fund të muajit të kaluar, ishin shtuar zërat për mundësinë e braktisjes së koalicionit qeveritar nga ana e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *