Home / Lajme / Maqedoni / BELA:Të dorëhiqet zëvendësministri Xhevat Buçi

BELA:Të dorëhiqet zëvendësministri Xhevat Buçi

27 dhjetor-
Bela publikisht pyet zv/ministrin Buçi se në shërbim të kujt është dhe interesat e kujt mbron kur dikasteri pjesë e të cilit është dhe ai janë shprehur indiferentë ndaj këtij incidenti.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare Valon Bela kërkon dorëheqjen e zv/ministrit të Punëve të Brendshme Xhevat Buçi pas heshtjes së tij dhe dikasterit të Punëve të Brendshme me grisjen e flamurit shqiptarë në ndeshjen e basketbollit Liria – Rabotniçki.

Bela publikisht pyet zv/ministrin Buçi se në shërbim të kujt është dhe interesat e kujt mbron kur dikasteri pjesë e të cilit është dhe ai janë shprehur indiferentë ndaj këtij incidenti.

Policia e Ministrisë së Punëve të Brendshme, jo vetëm që nuk mbron qytetarët shqiptar por ajo vihet në funksion të ndjekjes penale së tij dhe ne jemi këtu për të dëshmuar se si ajo duket në praktikë.

Me rastin e rrahjes brutale të banorëve shqiptar të Lagjes Nerez, nga ana e tifozëve “Komiti”, policia jo vetëm që nuk intervenoi por iu qas banorëve të Lagjes Nerez, (në këtë rast viktimave), me aktpadi penale.

Ky dokument që unë mbaj në dorë është argument se si stacioni policor “Karposh” gjegjësisht Komandanti Bojan Velickovski, denoncon 18 banorë të Nerezit në Gjykatën Themelore Shkupi I (një) ku kërkon që ndaj të njëjtëve të niset procedurë penale.

Lidhja Shqiptare është këtu për ta pyetur publikisht Zv.Ministrin e Punëve të Brendshme, z.Xhevat Buqi, se cili është funksioni i tij në këtë qeveri të pakontrolluar? Kujt ju zotëri po i shërbeni? Heshtja e juaj legjitimon dhunën dhe burgosjet e deritanishme të shqiptarëve.

Lidhja Shqiptare kërkon dorëheqjen e tij si akt i lartë moral dhe profesional”, tha kryetari I Lidhjes Shqiptare Valon Bela

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *