Home / Sport / Benitez: Në fillim Mazembe, pastaj Bajerni e Milani

Benitez: Në fillim Mazembe, pastaj Bajerni e Milani

Trajneri i Interit bën thirrje për përqendrim në finalen e Botërorit të Klubeve përballë afrikanëve të Mazembes, të cilët Benitez i vlerëson maksimalisht.

”Është shumë e rëndësishme të arrish në finale. Kam qenë edhe një herë me Liverpulin dhe bëmë një ndeshje të madhe. Uroj të bëjmë të njëjtën gjë, por kësaj here me fitore”, pohoi spanjolli duke iu referuar humbjes 1-0 ndaj Sao Paolos në finalen e vitit 2005, kohë kur fitonte Ligën e Kampionëve me Liverpulin.

Benitezi pret që ekipi të ngrerë trofenë në Abu Dhabi, për të pasur një stimul më tepër në pjesën e dytë të sezonit. Përkundër hamendësimeve, tekniku spanjoll nuk e nënvlerëson aspak skuadrën kundërshtare, e para afrikane që arrin në finalen e Botërorit të Klubeve.

“Është një ekip i fortë, të gjithë luajnë deri në fund”, komentoi Benitez. “Janë një formacion i vështirë për t’u mposhtur, jo më kot kanë mbërritur deri këtu”. I pyetur për përpjekjet e Milanit për të afruar Antonio Kasanon, Benitez tha: “Jemi të përqendruar vetëm te kjo ndeshje e rëndësishme. Për kampionatin do të mendojmë më vonë”.

Në fund një mendim për Bajernin e Mynihut, kundërshtarin e zikaltërve në 1/8-at e Ligës së Kampionëve: “Mendoj se do të jetë interesante, për tifozët dhe protagonistët e finales së Madridit. Bajerni është një skuadër e shkëlqyer, me një trajner të madh”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *