Home / Lajme / Rajon / Bosnjë:Vajza të mitura detyrohen për prostitucion

Bosnjë:Vajza të mitura detyrohen për prostitucion

7 dhjetor-
Mara Radovanoviq nuk shpreson më tek paratë e kësaj ministrie, për aq kohë sa politikani në fjalë do të jetë në pushtet. Ai e ka pranuar se është takuar me vajzën rome, por për t’i dhënë asaj një bursë për shkollim. Pasi që vajza rome ka një kujtesë të mirë fotografike, ajo ka arritur t’i përshkruajë policisë të gjitha detajet nga makina e ministrit. Kështu ajo arriti të dëshmonte se ai me të vërtetë e ka joshur që të shkojë në makinën e tij dhe atë vështirë se për qëllime arsimore.

Edhe nxënëse 12 vjeçare nga familje të mira detyrohen në Bosnjë për prostitucion. Kriminelët fillimisht hulumtojnë dhe e zbulojnë se cili është anëtari më i dashur i familjes për një vajzë.
Pastaj ata kërcënojnë nxënesen se do të vrasin pikërisht atë person, në rast se ajo refuzon të kryejë shërbimet seksuale, tregon Mara Radovanoviq nga organizata LARA, e cila sot mbështetet nga organizata ndërkombëtare CARE.
Ajo ka krijuar një rrjet kundër tregtisë me njerëz dhe përkujdeset për viktimat në një strehimore të grave, e cila ndodhet në një vend të fshehtë në Bosnjë.

Vajza të tjera njëherë drogohen dhe pastaj abuzohet me to nëpër orgji të ndryshme në motele. Kriminelët xhirojnë këto orgji dhe pastaj kërcënojnë vajzat e mitura se do t’i vendosin videot në internet. Nga frika e poshtërimit publik ato pastaj heshtin.

Dhe në këto krime supozohet se në janë të përfshira edhe njerëz të institucioneve publike, thekson Mara Radovanoviq: “Një prej viktimave të fundit në strehimoren tonë ishte një vajzë rome 15 vjeçare nga një qytet i vogël në afërsi të Srebrenicës.

Me të kishin abuzuar mësuesit dhe policët lokalë. Bile edhe ministri boshnjak për çështje të sigurisë ishte përfshirë në këtë krim! Vajza dëshmoi direkt kundër tij në strehimoren tonë. Më parë ministria për Siguri na mbështeste financiarisht, por që nga ai moment na i kanë ndërprerë ndihmat dhe ky është për ne një problem i madh financiar.
Mara Radovanoviq nuk shpreson më tek paratë e kësaj ministrie, për aq kohë sa politikani në fjalë do të jetë në pushtet. Ai e ka pranuar se është takuar me vajzën rome, por për t’i dhënë asaj një bursë për shkollim. Pasi që vajza rome ka një kujtesë të mirë fotografike, ajo ka arritur t’i përshkruajë policisë të gjitha detajet nga makina e ministrit. Kështu ajo arriti të dëshmonte se ai me të vërtetë e ka joshur që të shkojë në makinën e tij dhe atë vështirë se për qëllime arsimore.

Rekrutimi i të miturave vendase është një “tendencë” e re e mafias boshnjake në biznesin fitimprurës të trafikimit të grave, sqaron Mara Radovanoviq. Deri në vitin 2005 viktima të trafikimit kanë qenë kryesisht vajzat dhe gratë e huaja nga e mbarë Evropa Lindore.
Ato josheshin me oferta për vende të mira të punës në perëndim.
Në vend që pastaj të punojnë si kamariere, apo kujdestare fëmijësh, ato përfundonin në vendet ballkanike si Bosnja, ku detyroheshin për prostitucion.
Në sajë të punës sqaruese të disa njerëzve të guximshëm për këtë problem është diskutuar gjithnjë e më shumë në opinionin publik. Sot nëpunësit kufitarë dhe policët janë të përgatitur më mirë, që t’i identifikojnë viktimat e mundshme.
Prandaj numri i viktimave të huaja në Bosnjë është tani më i vogël.
“Çështja më e rëndësishme është që të detyrohet qeveria jonë të vërë në dispozicion resurset për rehabilitimin e këtyre viktimave, për shembull bursat për shkollim përndryshe në aspektin afatgjatë ato nuk mund të ndihmohen”, thekson Mara Radovanoviq.

Nga ana tjetër qeveria boshnjake përdor gjithnjë argumentin e njëjtë: asaj i mungojnë këto të holla. (dw)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *