Home / Sport / Çelsi merr frymë, Arsenali befasohet nga një autogol

Çelsi merr frymë, Arsenali befasohet nga një autogol

Mbyllet java e 20-të e Premierligës: Çelsi rikthehet te fitorja pas 6 javësh, një augogol i mohon Arsenalit fitoren në fushën e Uiganit, Liverpuli mundet në shtëpi nga Volverhemptoni.

Kampionët e Çelsit i rikthehen tri pikëve pas gjashtë ndeshjesh radhazi pa shijuar fitoren. Përballë Boltonit në “Stemford Bridxh”, ekipin i Ançelotit e shpëton një gol i Florent Maluda në minutën e 61-të. Francezi finalizoi një aksion të ndërtuar nga Esien, që kaloi edhe nga këmbët e Drogbasë.

Ndërkaq, Arsenali i bën të gjitha vetë në barazimin 2-2 në fushën e Uiganit. “Topçinjtë” pësojnë gol në minutën e 18-të me penallti, përmbysin disavantazhit brenda 4 minutash (Arshavin 40’ dhe Bendtner 44’) dhe, megjithëse në superioritet numerik, ndëshkohen me një autogol të Skilaçit 9 minuta nga fundi.

Zhgënjim për formacionin e Arsen Vengerit, që humbet rastin për t’iu bashkuar dyshes së kreut Junajtid-Siti me 38 pikë. Arsenali ka dy më pak, ndërkohë që Çelsi ngjitet në vendin e katërt (34 pikë), duke zbritur një vend më poshtë Totenhemin me 33 pikë.

Psikodramë në “Anfield Road”, ku Liverpuli mundet 1-0 nga Volverhemptoni që para kësaj sfide mbante vendin e fundit me vetëm 15 pikë. Të kuqtë mund të ngushëllohen me faktin që kanë dy ndeshje më tepër për të luajtur, pasi në të kundërt rrezikonin seriozisht rënien një kategori më poshtë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *