Home / Lajme / Rajon / Çështja e Shqipërisë Natyrale në GJND

Çështja e Shqipërisë Natyrale në GJND

4 dhjetor-
“Vlerësohet se në Ballkan jetojnë rreth gjashtë milionë shqiptarë, ndërsa qindra mijëra emigrantë nga viset e populluara me shqiptarë kanë emigruar në Gjermani, Austri dhe Zvicër…Nëse shqiptarët do të bashkoheshin, atëherë shteti i tyre do të ishte i dyti për nga numri i banorëve në Ballkan, menjëherë pas Serbisë. Por shqiptarët shumë shpejtë do të zënin vendin e parë për shkak të natalitetit disa herë më të madh se sa serbët”

“Babai i ri” i idesë së “Shqipërisë së Madhe”, konsiderohet të jetë 59 vjeçari Koço Danaj, shkrimtar/politikolog nga Tirana. Danaj, i cili “Shqipërinë e Madhe” e quan “Shqipëri Natyrale”, ka në plan që në janar të vitit 2011 të paraqesë ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Konferencës së Londrës të vitit 1913, në të cilën u vendos ndarja përfundimtare e Shqipërisë nga Turqia. Shqiptarët e kishin shpallur pavarësinë një vit përpara (1912), por në Konferencën e Londrës, caktimi i kufijve la shumë pjesë të populluara me shqiptarë (gjysmën e territorit) jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme. Kështu shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Ideja e “Shqipërisë së Madhe”, e formuluar para 130 vjetësh, që parashikon që të gjithë shqiptarët që jetojnë në një shtet, ndoshta në zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë mund të kthehet në jetën politike në Ballkan.

“Përfaqësuesit e shqiptarëve nga Kosova, Maqedoni, Mali i Zi, Serbia jugore (Lugina e Preshevës) dhe Greqia, u mblodhën muaj më parë në Tiranë, në mënyrë që të nënshkruajnë një dokument që përcakton qëllimin e formimit të një shteti të përbashkët”.

“Udhëheqja politike e Shqipërisë nuk e ka miratuar zyrtarisht projektin, por në Kosovë, këtë e ka në program Lëvizja Vetëvendosje, lider i së cilës është, Albin Kurti. Vetëvendosje për herë të parë do të garojë në zgjedhje më 12 dhjetor, dhe sipas sondazheve të opinionit publik, mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në skenën politike”, shkruan DPA, transmeton gazeta beogradase Kurir.

“Në Maqedoni, shqiptarët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë, dhe më shumë se gjysma e mbështetin idenë e një shteti të bashkuar shqiptar. Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosja, e përkrahur nga njerëz të rinj, të pakënaqur me zhvillimet në Kosovë, potencon pretendimet e diskriminimit ndaj shqiptarëve etnikë në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi”.

“Vlerësohet se në Ballkan jetojnë rreth gjashtë milionë shqiptarë, ndërsa qindra mijëra emigrantë nga viset e populluara me shqiptarë kanë emigruar në Gjermani, Austri dhe Zvicër…Nëse shqiptarët do të bashkoheshin, atëherë shteti i tyre do të ishte i dyti për nga numri i banorëve në Ballkan, menjëherë pas Serbisë. Por shqiptarët shumë shpejtë do të zënin vendin e parë për shkak të natalitetit disa herë më të madh se sa serbët”.

“Sidoqoftë, zgjedhjet në Kosovë do të tregojnë se sa është koncepti i ‘Shqipërisë së Madhe’ larg nga ideja utopike”, shkruan DPA. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *