Home / Sport / Champions, përcaktohen të kualifikuarit në 4 grupet e para

Champions, përcaktohen të kualifikuarit në 4 grupet e para

Totenhemi, Interi, Shalke 04, Olimpiku i Lionit, Mançester Junajtid, Valencia, Barcelona dhe Kopenhageni janë tetë skuadrat e para që përfundimisht kanë siguruar një biletë për fazën e 1/8-ave në Ligën e Kampionëve.

Grupi A: Barazimi 3-3 në fushën e Tuentes i mjafton Totenhemin për të siguruar kreun e grupit, ndërkohë që disfata 3-0 në transfertën me Verder Bremenin i lë kampionët e Interit në vendin e dytë. Tuente në Ligën e Evropës, Verder Bremeni jashtë.

Grupi B: Shalke 04 e mbyll grupin si kryesuese, falë suksesit 2-1 në fushën e Benfikës që do të luajë në Ligën e Evropës. Vendi i dytë për Olimpikun e Lionit, që nuk shkoi më tepër se barazimi 2-2 përballë Hapoel Tel Avivit në shtëpi. Izraelitët mbeten jashtë.

Grupi C: Barazimi i vuajtur në sfidën me Valencian në “Old Traford” i mjafton Mançester Junajtidit të ruajë vendin e parë në grupin C. Gllasgou Rejnxhërsi në Ligën e Evropës, kurse turqit e Bursasporit, prej kohësh të eliminuar, siguruan sonte pikën e parë në Ligën e Kampionëve (1-1 ndaj Rejnxhërsit).

Grupi D: Asnjë surprizë: Barcelona e pati siguruar që në ndeshjen e parë kreun e grupit dhe sot bëri formalitetin përballë Rubin Kazanit (2-0). Skuadra ruse mbetet në Ligën e Evropës, ndërkohë që Kopenhageni kalon grupin në vendin e dytë duke lënë përfundimisht jashtë Panathinaikosin.

Liga e Kampionëve, takimet e fundit në grupet A, B, C dhe D:

Grupi A
Tuente 3 – 3 Totenhem
Verder Bremen 3 -0 Inter

Grupi B
Benfika 1 – 2 Shalke 04
Olimpik Lion 2 – 2 Hapoel Tel Aviv

Grupi C
Mançester Junajtid 1 – 1 Valencia
Bursaspor 1 – 1 Gllasgou Rejnxhërs

Grupi D
Barcelona 2 – 0 Rubin Kazan
Kopenhagen 3 – 1 Panathinaikos

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *