Home / Sport / Champions shorti, Interi “peshkon” Bajernin, Barça Arsenalin

Champions shorti, Interi “peshkon” Bajernin, Barça Arsenalin

Shorti i hedhur mesditën e sotme në Nion të Zvicrës përcaktoi çiftet e 1/8-ave në Ligën e Kampionëve. Spikasin Inter-Bajern dhe Arsenal-Barcelona.

Interi dhe Bajerni i Mynihut, finalistët e sezonit të shkuar, rigjejnë njëri-tjetrin në fazën e 1/8-ave. Akti i parë do të luhet në “San Siro”, për t’ia lënë radhën ndeshjes së kthimit në “Allian Arena”. Përballje e fortë pritet të jetë edhe ajo mes Arsenalit dhe Barcelonës, që vjet u takuan në çerekfinale.

Reali i Madridit ka rastin më të mirë për të marrë hak ndaj Lionit, për eliminimin po në këtë fazë vitin e kaluar. Buzëqeshin anglezet, Çelsi dhe Mançester Junajtid, që gjejnë përkatësisht Kopenhagenin dhe Marsejën. Me fat dy italianet e tjera, Milani dhe Roma. Kuqezinjtë do të përballen me Totenhemin, kurse Roma me Shakhtarin.

Valencia-Shalke 04 është çifti i fundit. Takimet e para do të luhen më 15/16 dhe 22/23 shkurt, ndërsa të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars.

Liga e Kampionëve, çiftet e 1/8-ave:
Roma – Shakhtar Donjetsk
Milan – Totenhem
Valencia – Shalke 04
Inter – Bajern Mynih
Olimpik Lion – Real Madrid
Olimpik Marsejë – Mançester Junajtid
Arsenal – Barcelona
Kopenhagen – Çelsi

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *