Home / Sport / ‘CIRKU’ I FFM-së ANASHKALON SHQIPTARËT, BOGATINOV MË I MIRI I 2010

‘CIRKU’ I FFM-së ANASHKALON SHQIPTARËT, BOGATINOV MË I MIRI I 2010

Portieri i Rabotniçkit Martin Bogatinov është zgjedhur futbollisti më i mirë i Maqedonisë për vitin 2010, ndërsa Goran Pandevi futbollisti maqedon më i suksesshëm jashta vendit. Federata e Futbollit të Maqedonisë në manifestimin e të dielës shpalli më të mirët e vitit 2010, ku përveç ekipit të Renovës që mori çmimin ‘ekipi më i mirë’, në të gjithë kategoritë tjera shqiptarët ishin të anashkaluar.

FFM-ja mbrëmjen e të dielës në një manifestim solemn ndau çmimet për më të mirët e vitit 2010, duke u përkujdesur që shqiptarët të jenë maksimalisht të anashkaluar. Futbollisti më i mirë i Ligës së Parë të Maqedonisë për vitin 2010 u shpall portieri i Rabotniçkit, Martin Bogatinov, ndërkohë që Goran Pandevit i takoi çmimi i futbollistit më të suksesshëm maqedon që ka prezantuar vendin në Europë. “Është një ndjenjë e mirë dhe kjo ndjenjë nuk mund të përshkruhet, por mund vetëm të shijohet. U dëshirojë të gjithë sportistëve të përjetojnë këtë gjë. Natyrisht se jam i kënaqur me këtë çmim, është një motiv shtesë për punë të palodhshme në karrierën time të mëtutjeshme dhe për të arritur suksese më të mëdha“, deklaroi futbollisti më i mirë i Maqedonisë për vitin 2010, Martin Bogatinov.
Skuadra e Renovës për të dytin vit me rradhë me plot meritë u shpall ekipi më i mirë në vend, derisa ra në sy se përveç këtij çmimi, në të gjithë kategoritë tjera nuk u përfshi asnjë shqiptar. Edhe gjatë manifestimit nuk pati asnjë përshëndetje të vetme në gjuhën shqipe, ndërsa organizatorëve u erdhi ndoshta si befasi kur koordinatori i Renovës, Enver Sulejmani gjatë fjalimit të tij përshëndeti edhe në gjuhën shqipe.
“Kjo është edhe një dëshmi se KF Renova në trojet ku graviton si qytet, në Tetovë, me dy Universitete, edhe njëherë dëshmoi se në të vërtetë Tetova me Renovën dhe Shkëndijën meriton dy skuadra shqiptare, dhe konfirmojnë se me cilësi dhe organizim që e kanë, skuadrat meritojnë këtë pozicion që e kanë. Urojë të dy skuadrave që në afatin shumë të shkurtër edhe në këtë fundvit 2010/11, të dy ekipet krah për krah të jenë në rangun evropian“,- u shpreh koordinatori i Renovës, Enver Sulejmani.
Sa u përket çmimeve tjera Mile Krstev i Metalurgut u zgjodh golashënuesi më i mirë i Maqedonisë për vitin që lëmë pas, nga e njetja skuadër Ivan Gjurçiq mori çmimin e futbollistit më të mirë të huaj që luan në Maqedoni, futbollisti më i mirë i ri u shpall Stefan Ristovski, Natasha Andonovës i takoi çmimi i futbollistes më të mirë, derisa trajner i vitit u zgjodh Vllatko Kostov. Zoran Leveski mori çmimin e më të mirit në futsall, ndërsa skuadra e tij Zhelezareci ishte më e mira në kategori. Ekipi i Rabotniçkit sipas statistikave zgjidhet skuadra më fer-play në Maqedoni, të rrinjtë e kësaj skuadre më të mirët në kategori të juniorëve, deri sa klubi i futbollit të femrave Boreci zgjidhet skuadra më e mirë e femrave. Aleksandar Stavrev u zgjodh referi më i mirë i Maqedonisë, ndërsa Dobre Dimovskit i’u nda mirënjohje e veçantë për kontributin e dhënë në prosperitetin e futbollit të femrave në vend.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *