Home / Lajme / Rajon / Çitaku diskuton çështjen e liberalizimit të vizave

Çitaku diskuton çështjen e liberalizimit të vizave

11 dhjetor
Ajo në fjalën e saj u fokusua në mënyrë të veçantë në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kushtet për fillim të dialogut dhe është e gatshme t’i përmbushë të gjitha detyrimet e tjera për liberalzim të plotë.

Gjatë konferencës të organizuar nga ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle dhe ai austriak Spindelegger në bashkëpunim me Institutin amerikan ASPEN, ministrja e Punëve të Jashtme në largim, Vlora Çitaku ka mbajtur ligjëratën në lidhje me perspektivën e rajonit në integrimet evropiane.
Ajo në fjalën e saj u fokusua në mënyrë të veçantë në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kushtet për fillim të dialogut dhe është e gatshme t’i përmbushë të gjitha detyrimet e tjera për liberalzim të plotë.

Çitaku potencoi se liberalizimi i vizave në thelb është një çështje humane, dhe ka të bëjë me të drejtën dhe lirinë për lëvizje të individëve, të cilët janë pjesë e Evropës dhe besojnë në perspektivën evropiane.

Në njoftimin e MPJ-së thuhet se kjo kërkesë është përcjellë me një mbështetje të madhe nga përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse dhe përfaqësues të jetës politike, shkencore dhe të biznesit, të cilit po ashtu ishin prezentë.

Gjatë konferencës Çitaku ka shfrytëzuar rastin të zhvillojë takime bilaterale me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Austrisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë si dhe me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Thomas Countryman.

Thuhet se të gjithë bashkëbiseduesit kanë dhënë mbështetje për hapat të cilat i ka marrë shteti i Kosovës për ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimit të reformave për liberalizimin e vizave dhe integrim në BE. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *