Home / Sport / “Çmendet” Reali, 8 gola Levantes

“Çmendet” Reali, 8 gola Levantes

Reali i Madridit shënoi 8 gola në portën e Levantes në “Bernabeu”, në sfidën e parë të 1/8-ave në Kupën e Mbretit.

Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema realizuan nga tre gola secili, ndërkohë që lanë shenjë edhe Mezut Ozil e Pedro Leon. Skuadra e Mourinjos mbylli gjithçka që në 45 minutat e para, kur tabela e rezultatit shënonte 4-0. Tashmë Reali e ka në “xhep” kualifikimin në 8-she dhe në ndeshjen e kthimit Mourinjo mund të kursejë titullarët.

Tetë gola edhe në Sevilje, ku të zotët e shtëpisë triumfuan në shifrat 5-3 ndaj Malagas. Almeria mposhti Majorkën 4-3, falë trigolëshit të 24-vjeçarit argjentinas Ulloa. Atletiko e Madridit fitoi minimalisht 1-0 ndaj Espanjolit, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Simao.

Skuadra nga kryeqyteti humbet për disa javë sulmuesin Diego Forlan, i cili u detyrua të lërë fushën pas vetëm 14 minutash si pasojë e një dëmtimi në ligamentin e jashtëm të kaviljes së djathtë. Getafe doli e fituar me rezultatin 2-1 nga fusha e Betisit, që udhëheq Segunda Divizionin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *