Home / Lajme / Maqedoni / Danaj: Gruevski pro Shqipërisë Natyrale

Danaj: Gruevski pro Shqipërisë Natyrale

7 dhjetor-

“Gruevski nuk pranon të jetojë me shqiptarë të barabartë me atë. Gruevski kërkon ndarjen e Maqedonisë, ndarjen nga shqiptarët, por ai kërkon të fitojë territore. Ndërsa Ali Ahmeti kërkon të ruajë Maqedoninë. Paradoks i madh, absurd i madh, por i përkohshëm. Shqiptarët në Maqedoni do të gjejnë shumë shpejt udhëheqësin e tyre që do t’i çojë drejt Shqipërisë natyrale”, shprehet Danaj.

Me investimet e bëra vetëm në njërën anë të Shkupit, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ndihmon Shqipërinë Natyrale, më shumë se Ahmeti, Thaçi apo Selmani- ka deklaruar Koço Danaj, ideatori i Platformës “Shqipëria Natyrale”.

“Gruevski nuk pranon të jetojë me shqiptarë të barabartë me atë. Gruevski kërkon ndarjen e Maqedonisë, ndarjen nga shqiptarët, por ai kërkon të fitojë territore. Ndërsa Ali Ahmeti kërkon të ruajë Maqedoninë. Paradoks i madh, absurd i madh, por i përkohshëm. Shqiptarët në Maqedoni do të gjejnë shumë shpejt udhëheqësin e tyre që do t’i çojë drejt Shqipërisë natyrale”, shprehet Danaj në një intervistë dhënë për Lajm.

Sipas tij, kryeministri maqedonas me veprimet e tij, jo vetëm në fushën e investimeve, por edhe në fushën politike, sociale, etnike tregon qartë se nuk dëshiron që të jetojë me shqiptarët.

“Lista për Shqipëri natyrale është duke formuar degët e saj edhe në Maqedoni. Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, në rrugë paqësore do të kërkojnë Referendumin për bashkim me Shqipërinë, as kantonizim, as ndonjë emër të ri. Shqiptarët kudo ku jetojnë nuk kanë nevojë të shpikin emra, ata e kanë emrin e atdheut të tyre. Ai emër është Shqipëri natyrale”, thotë Danaj. /Telegrafi/

Dërgo një koment

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *