Home / Lajme / Maqedoni / Dialog mes komunave dhe koncesionerëve për menaxhimin e mbeturinave

Dialog mes komunave dhe koncesionerëve për menaxhimin e mbeturinave

15 dhjetor-
“Komunikimi i këtillë i vazhdueshëm mes komunave dhe përfaqësues të ndërmarrjeve që merren me menaxhimin e hedhurinave është shumë pozitiv në drejtim të shqyrtimit të mundësive reale dhe gjetjes së zgjidhjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të problemit”, tha Bexheti.

Të mërkurën në komunën e Tetovës, në kuadër të takimit ciklik që zhvillohet nëpër komuna u zhvillua takim mes kryetarëve të komunave të rajonit të Pollogut dhe përfaqësuesve të ndërmarrjeve të cilat janë kandidate për marrje me koncesion të grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbeturinave në deponinë rajonale “Rusino”, realizuan sot një takim të përbashkët në mjediset e Komunës së Gostivarit.
Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti, pasi bëri një elaborim për gjendjen aktuale me mbeturinat, hodhi vizionin për mënyrën e zgjidhjes së këtij problemit. Sipas kryetarit Bexheti duhet të ekzistojë bashkëpunim i hapur dhe transparent mes komunave dhe ndërmarrjeve kandidate për marrje me koncesion.

“Komunikimi i këtillë i vazhdueshëm mes komunave dhe përfaqësues të ndërmarrjeve që merren me menaxhimin e hedhurinave është shumë pozitiv në drejtim të shqyrtimit të mundësive reale dhe gjetjes së zgjidhjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të problemit”, tha Bexheti.

Sipas tij, komuna e Tetovës është e interesuar dhe seriozisht po përpiqet për zgjidhje të këtij problemi krucial. “Ne jemi të bindur se në bashkëpunim me kompanitë dhe komunat tjera do të arrijmë të zgjidhim problemin në suaza të marrëveshjeve paraprake. Ndërkaq dua të theksoj se problemi me mbeturinave është krucial, dhe duhet të përpiqemi shumë që të arrijmë tek zgjidhjet e dëshiruara”, tha Bexheti.

Në debatin publik të organizuar në komunën e Tetovës, përfaqësuesit e Qendrës Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor për Evdopën Juglindore – REC, prezantuan gjendjen aktuale me mbeturinat në rajonin e Pollogut, ndërkaq përfaqësuesit e ndërmarrjeve të cilat janë kandidate për marrjen me koncesion të grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbeturinave në “Rusino” elaboruan mbi eksperiencat e tyre dhe zgjidhjet konkrete të kësaj problematike në këtë rajon.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *