Home / Lajme / Maqedoni / Dika:Strategji për eko kampus

Dika:Strategji për eko kampus

30 dhjetor-
Strategjia e re e hulumtimit, përkrahje projekteve universitare dhe stafit me grante individuale, ndërmarrësia si dhe të kemi një universitet të gjeneratës së tretë. Përforcimi i kapaciteve menaxheriale të fakulteteve dhe zgjedhjet e brendëshme. Si dhe vazhdimi i iniciativës për eko kampus, plani klimaterik i veprimit”, tha Dika.

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, gjatë vitit 2011 do të shpalosë pakon me oferta për studime në këtë universitet e cila do të ofrojë më shumë mundësi për të studiuar.

Ndërkaq, planet janë që në vitete ardhshme ky universitet të jetë i vetmi në rajon me një eko kampus. Për të arrituart dhe prioritetet sot pres konference vjetore ka mbajtur edhe rektori i UEJL-së Zamir Dika.

“Oferta akademike, si ridizajnimi i kurikulave sipas kërkesave të tregut dhe ndërkombëtarizimi i tyre, përmirësimi i shërbimeve ndërsa do të fokusohemi në menaxhimin e performancës si rregullorja e re për stafin dhe angazhimet si dhe kompensimet.

Strategjia e re e hulumtimit, përkrahje projekteve universitare dhe stafit me grante individuale, ndërmarrësia si dhe të kemi një universitet të gjeneratës së tretë. Përforcimi i kapaciteve menaxheriale të fakulteteve dhe zgjedhjet e brendëshme. Si dhe vazhdimi i iniciativës për eko kampus, plani klimaterik i veprimit”, tha Dika.

Sipas Dikës, gjatë vitit 2011 strategjia është që universiteti te ketë qëndrueshmëri financiare dhe cilësi në arsimin e gjeneratave të reja akademike.”Programi për vitin që vjen është miratimi i rregullores në universitet që do të reflektojë frymën e re dhe përmirësimin e serviseve, që të vazhdojmë të risim cilësinë akademike dhe administrative.

Strategji të re të komunikimit që të vemë në pah dallimin dhe vlerën e shtuar të Universitetit”, tha ai.

Gjatë kësaj pres konference rektori Dika është shprehur se në strategjinë e UEJL-së do të jetë edhe definimi i produkteve për kompanitë e vogla dhe të mesme përforcimi i bashkëpunimit me biznesin lokal, konkurimi në projektet e FP7 dhe projekte tjera ndërkombëtare si dhe zhvillimi dhe trajnimi permanent i stafit akademik.(U.H)

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *