Home / Lajme / Maqedoni / Djegia e flamurit, PDSH: Do të padisim MPB-në

Djegia e flamurit, PDSH: Do të padisim MPB-në

25 dhjetor-
“PDSH-ja posedon incizimin ku shihet qartë dëmtimi i flamurit shqiptar nga persona të caktuar të përcjellura me brohoritjet “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, “dhoma gazi për shqiptarët”. Këtë inçizim ia dhurojmë MPB-së për Vitin e Ri. Gjithashtu, fotografi ku shihet qartë dëmtimi i flamurit kombëtar shqiptar u publikuan edhe në disa gazeta ditore dhe të njëjtat ngjallën hidhërim dhe mllef tek mbarë popullata shqiptare. PDSH-ja do ta alarmojë gjith faktorin ndërkombëtar në vend dhe nga ata do të kërkojë reagim të ashpër ndaj këtyre dukurive”, deklaroi Tresi.

Partia Demokratike Shqiptare përmes një komunikate për shtyp reagon ashpër ndaj dëmtimit të flamurit Shqiptar dhe fyerjeve në adresë të shqiptarëve nga tifozët maqedonas që ndodhi të mërkurën në një lojë basketbolliste në mes “Rabotniçkit” dhe “KB Lirisë” në sallën e sporteve të qytetit të Shkupit.

“Kjo shkelje e rëndë si dhe provokim i rradhës i cili vjen nga ky pushtet edhe një herë vërteton nacionalizmin dhe barbarizmin e skajshëm të maqedonasve kundrejt shqiptarëve”, deklaroi zë dhë nsi i PDSH-së , Luan Tresi.

Ai tha se pë r PDSH fare nuk është i pranueshem inferioriteti i Ministrise për Punë të Brendshme si dhe deklarata e tyre se nuk ka ndodhur asgjë e tillë në atë ndeshje.

“PDSH-ja posedon incizimin ku shihet qartë dëmtimi i flamurit shqiptar nga persona të caktuar të përcjellura me brohoritjet “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, “dhoma gazi për shqiptarët”. Këtë inçizim ia dhurojmë MPB-së për Vitin e Ri. Gjithashtu, fotografi ku shihet qartë dëmtimi i flamurit kombëtar shqiptar u publikuan edhe në disa gazeta ditore dhe të njëjtat ngjallën hidhërim dhe mllef tek mbarë popullata shqiptare. PDSH-ja do ta alarmojë gjith faktorin ndërkombëtar në vend dhe nga ata do të kërkojë reagim të ashpër ndaj këtyre dukurive”, deklaroi Tresi.

PDSH kërkon hetim të menjëhershëm nga MPB-ja dhe prokuroria, zbardhjen e rastit dhe dënimin e kryerësve të kësaj vepre. Në të kundërtën, ata thanë se do të ngrejnë aktpadi kundër MPB-së për fshehje të qëllimshme të fakteve dhe moszbatimin e ligjit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *