Home / Lajme / Maqedoni / Djegia e flamurit

Djegia e flamurit

24 dhjetor-
„Rastet e këtilla tregojnë qartësisht mungesën e tolerancës etnike te rinia sllavishtfolëse e këtij vendi si dhe ndikojnë në tensionimin e situatës edhe ashtu fragjile të sigurisë këtu. Kërkojmë nga shoqëria e Fyromit që ta dënojë fuqishëm këtë akt terrorist, kurse nga organet kompetente të zbulojnë dhe dënojnë sa më shpejt që është e mundur autorët dhe planifikuesit e tij“, thuhet në reagim

Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) dënon djegien e flamurit kombëtar nga tifozët maqedonas në ndeshjen e basketbollit në Shkup.

Sipas kësaj partie, shqiptarët po vazhdojnë të provokohen rëndë, kur është në pyetje flamuri kombëtar.
“Për fat të keq ajo që ndodhi para pak kohësh në Itali me djegien e flamurit shqiptarë nga tifozët serb, u përsëritur para dy ditësh edhe në Shkup nga tifozët maqedonas në ndeshjen e basketbollit mes Rabotniçkit dhe Lirisë. Grisja dhe më pas djegia e flamurit shqiptar nga tifozët e Rabotniçkit dhe fyerjet në baza nacionale na kujtojnë kohën e para shkatërrimit të ish Jugosllavisë, kur përkrahësit e Millosheviqit me skena të tilla shfaqnin urrejtjen e tyre kundër shqiptarëve”, thuhet në reagimin e partisë që drejtohet nga Hysni Shaqiri.

BDK kërkon që ky akt vandal të hetohet nga Ministria e Brendshme dhe të merren masa ndaj kryerësve të kësaj vepre.

Demokracia e Re dënoi aktin nacist dhe përdhosjen e flamurit shqiptar nga tifozët maqedonas në ndeshjen e basketbollit në Shkup.

“Demokracia e Re pret që organet shtetërore përgjegjëse urgjentisht të ndëshkohen dhe të gjejnë vendin e tyre para drejtësisë sa më parë në mënyrë që këto thirrje nacionaliste dhe raciste të mos kalojnë pa u ndëshkuar. Në të kundërtën, ky akt do të inkurajonte edhe të tjerët të ndërmarrin akte të ngjajshme që dëmtojnë drejtpërsëdrejti bashkëjetesën në Maqedoni.

DR thellësisht është e shqetësuar nga ngjarjet e tilla që japin mesazhe nacionaliste dhe raciste dhe që nuk i kontribojnë marrëdhënieve ndëretnike midis dy komuniteteve më të mëdha në vend. Apelojmë tek Qeveria aktuale të mos ushqejë me veprimet e saja këto forca destruktive të cilat dita-ditës rriten dhe të cilat aspak nuk janë në shërbim të interesave shtetërore, aq më pak të stabilitetit të brendshëm politik në vend”, thuhet në reagimin e saj.

Edhe shoqata ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë, regon ashpër ndaj aktit vandalist dhe ksenofob të djegies së flamurit kombëtar shqiptar në ndeshjen sportive në Shkup.

„Rastet e këtilla tregojnë qartësisht mungesën e tolerancës etnike te rinia sllavishtfolëse e këtij vendi si dhe ndikojnë në tensionimin e situatës edhe ashtu fragjile të sigurisë këtu. Kërkojmë nga shoqëria e Fyromit që ta dënojë fuqishëm këtë akt terrorist, kurse nga organet kompetente të zbulojnë dhe dënojnë sa më shpejt që është e mundur autorët dhe planifikuesit e tij“, thuhet në reagim

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *