Home / Sport / Do shënoj përsëri ndaj Shkëndijës

Do shënoj përsëri ndaj Shkëndijës

“Dua të them se është një lojë derbi që na pret të dyja skuadrave, është një ndeshje e rëndësishme për ne, por edhe për Shkëndijën. Mendoj se ne do të arrijmë të realizojmë qëllimin dhe detyrat që do na japë trajneri Bylbyl Sokoli. Bëhet fjalë për trajner cilësorë dhe ka ndrsyhua tanë lojën tonë. Mendoj se Shkëndija ka ekip cilësor, ka ekip të mirë, por kjo është derbi dhe nuk don të thotë se kush është më i miri, por do të fitojë ekipi që do t’i shfrytëzojë rastet para portës kundërshtare”,- deklaroi sulmuesi i Renovës Ylber Aliu.

Pas ardhjes së trajnerit kosovar Bylbyl Sokoli, Renova ka regjistruar tre fitore të pastërta, me gol diferencë 10:0. U mund Vardari 4:0, Skopje si mysafir 0:1 dhe së fundmi Napredoku 5:0. Pas kësaj Renova fitoi edhe trofeun ‘Kupa e Pavarësisë 2010’, në turneun e zhvilluar në Vlorë, me rastin e 98 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ka bërë që futbollistët e Renovës në atmosferë më të lartë të presin duelin me Shkëndijën, kur presin fitore me të cilën do të kishin mbajtur pozitën e parë, ku synon të jetë edhe skuadra rivale. Por edhe përkundër optimizmit dhe qëllimeve për fitore, megjithatë të gjithë e kanë të qartë se do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Dua të them se është një lojë derbi që na pret të dyja skuadrave, është një ndeshje e rëndësishme për ne, por edhe për Shkëndijën. Mendoj se ne do të arrijmë të realizojmë qëllimin dhe detyrat që do na japë trajneri Bylbyl Sokoli. Bëhet fjalë për trajner cilësorë dhe ka ndrsyhua tanë lojën tonë. Mendoj se Shkëndija ka ekip cilësor, ka ekip të mirë, por kjo është derbi dhe nuk don të thotë se kush është më i miri, por do të fitojë ekipi që do t’i shfrytëzojë rastet para portës kundërshtare”,- deklaroi sulmuesi i Renovës Ylber Aliu, i cili në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave shënoi golin e fitores. Ai më herët ka qenë pjesë e Shkëndijës, por thekson se çdo herë ka tentuar që të japë maksimumin për ekipin në të cilin luan. “ Jo, jo, nuk ndjej kurfarë emocioni, por sigurisht që më pëlqen të paraqitem në ndeshje të këtilla ku ka numër të madh të shikuesëve. Unë kam qenë lojtar i Shkëndijës, port ash jam lojtar i Renovës dhe mendoj se do të jap maksimumin që përsëri të shënoj. Do të mundohem, sepse normal Shkëndija ka një publik fantastik, dhe ajo na rrit edhe neve motivin shumë dhe mendoj se do të arrij përsëri të shënoj gol kundër Shkëndijës”, – tha Aliu. Sulmuesi shtatëlartë edhe pse vazhdimisht është optimist, megjithatë kësaj rradhe flet me respekt për Shkëndijën. “A mendoj se kemi forcë për të fituar? Sigurisht se po, sikur mos mendoja ashtu nuk do meresha me futboll. Por njëkohësisht respektojmë Shkëndijën dhe rezultatet e tyre. Jam i sigurtë se do të jetë ndeshje e bukur, ku do të fitojë futbolli. Le të fitojë më i miri, ku shpresoj se ne do të jemi më të mirë”,-përfundoi Aliu.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *