Home / Lajme / Maqedoni / DR: Buxheti 2011 diskriminues për shqiptarët

DR: Buxheti 2011 diskriminues për shqiptarët

8 dhjetor-
Kryetari i DR-së, Imer Selmani theksoi se projekt-buxheti i propozuar nga Qeveria “do të vazhdojë të izolojë edhe më tepër vendin, ky buxhet edhe më tepër do të varfërojë qytetarët, do të diskriminojë qytetarët shqiptarët në çdo aspekt, do të thith paratë nga sektori i biznesit, a nuk do të përmirësojë aspak kushtet për biznes dhe hapje të vendeve të reja të punës”.

DR kërkon që buxheti të votohet me Badenter që të parandalohet diskriminimi buxhetor ndaj shqiptarëve dhe të parandalohen projekte monoetnike.

Kryetari i DR-së, Imer Selmani theksoi se projekt-buxheti i propozuar nga Qeveria “do të vazhdojë të izolojë edhe më tepër vendin, ky buxhet edhe më tepër do të varfërojë qytetarët, do të diskriminojë qytetarët shqiptarët në çdo aspekt, do të thith paratë nga sektori i biznesit, a nuk do të përmirësojë aspak kushtet për biznes dhe hapje të vendeve të reja të punës”.

Sipas tij, harxhimi i parave të popullit në sasi prej 2,6 miliardë euro nga Qeveria aktuale, kryesisht në dedikime jozhvillimore tregon qartë se kjo Qeveri nuk ka prioritet të përmirësojë standardin e jetesës dhe të hap vende të reja të punës.

“Kjo Qeveri prioritet ka të kundërtën, të vazhdojë edhe këtë vit në këtë hapësirë prej 2 km katror të investojë qindra miliona euro në përmendore, fontana, skulptura dhe ndërtesa luksoze qeveritare përderisa banorët e Brezës dhe shumë fshatrave tjera nuk kanë rrugë, banorët e Gostivarit dhe shumë vendeve tjera pinë ujë të pafiltruar, banorët e Haraçines ngulfaten nga kanali, shumë fëmijë mësojnë në kushte substandarde, kurse në shumë komuna mungojnë objektet shkollore për arsim të mesëm. Mbi 30% të popullatës janë të papunë dhe jetojnë në varfëri, te rinjtë diplomojnë e nuk kanë punë”, theksoi Selmani.

DR propozoi mbi 400 amendamente që të përmirësojmë këtë gjendje, për shkolla, ujësjellës, trotuare, kanalizime, mjete për kulturën shqiptare, për shëndetësinë. Asnjë amendament nuk u pranua nga pushteti aktual, andaj na mbetet të pyesim.

DR kërkon që buxheti të votohet në Parlament me Badenter që të parandalohet diskriminimi buxhetor ndaj shqiptarëve dhe të parandalohen projekte monoetnike dhe monofetare sikur është projekti “Shkupi 2014”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *