Home / Lajme / Maqedoni / DR: Rikthimi i Enciklopedisë, dështim i BDI-së

DR: Rikthimi i Enciklopedisë, dështim i BDI-së

10 dhjetor-
Ai ka njoftuar opinionin se gjatë përpilimit të Buxhetit për vitin 2011, janë hedhur poshtë amendamentet e kësaj partie me të cilat është kërkuar mjete për përpilimin e enciklopedisë së re.

Demokracia e Re (DR) ka dalë sot me qëndrim se lëshimi në treg për së dyti të Enciklopedisë maqedonase, paraqet një provokim të radhës për shqiptarët, por edhe një “dështim të BDI-së”.

Zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha, ka përkujtuar opinionin në deklaratën e zëdhënëses së partisë së Ahmetit, Ermira Mehmeti, ku kjo e fundit thotë se “BDI ka ndaluar qarkullimin në treg të enciklopedisë maqedonase”.

“Jua rikujtojmë deklaratën cinike të disa ditëve më parë të zëdhënëses së BDI-së e cila tha se ata janë angazhuar që të ndalojnë enciklopedinë famëkeqe dhe se ajo nuk është më në shitje, por ja që dy ditë pas deklaratës së saj, enciklopedia famëkeqe është në shitje dhe si rrjedhoje e kësaj dy akademikët shqiptarë tërhiqen nga redaksia duke u distancuar nga kjo enciklopedi. Fatkeqësisht, një distancim të ngjashëm nuk bëri edhe BDI-ja”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka njoftuar opinionin se gjatë përpilimit të Buxhetit për vitin 2011, janë hedhur poshtë amendamentet e kësaj partie me të cilat është kërkuar mjete për përpilimin e enciklopedisë së re.

“Ne e rikujtojmë edhe njëherë opinionin publik se deputetët e DR-së propozuan amendament në Buxhetin për vitin 2011 për përpilimin e një enciklopedie të re, por i njëjti u refuzua nga deputetët e VMRO-së dhe BDI-së, me ç’rast na lanë të kuptojmë se ka marrëveshje politike mes Gruevskit dhe Ahmetit që enciklopedia e vjetër të vazhdojë të përdoret edhe përkundër të gjitha reagimeve të të gjithë shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar”, ka theksuar Hoxha, duke kërkuar edhe nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) largimin urgjent të këtij projekti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *