Home / Lajme / Maqedoni / DR:’Populli shqiptar nuk do t’ia fal BDI-së tradhtinë e bërë’

DR:’Populli shqiptar nuk do t’ia fal BDI-së tradhtinë e bërë’

1 dhjetor-
“Miratimi i djeshëm i Ligjit për regjistrim, ose thënë më drejtë, kontrabandimi i ligjit duke i ikur debatit edhe përkundër apeleve të DR-së dhe para së gjithash popullit shqiptar edhe nëpërmjet protestave nuk preku në veshin dhe mendjen e BDI-së dhe ata votuan ligjin pa pranuar asnjë amandament të DR-së, por edhe duke tërhequr amandamentet e tyre. Kjo që dje bëri BDI-ja është tradhëti ndaj interesave kombëtare shqiptare”, deklaroi Selmani.

Lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani tha se, Qeveria e VMRO-së dhe BDI-së vazhdon të sjell një pas një vendime të demshme politike që diskriminojnë shqiptarët në çdo aspekt, politika që izolojnë vendin çdo ditë e më shumë dhe shkatërrojnë ekonominë e vendit.

“Miratimi i djeshëm i Ligjit për regjistrim, ose thënë më drejtë, kontrabandimi i ligjit duke i ikur debatit edhe përkundër apeleve të DR-së dhe para së gjithash popullit shqiptar edhe nëpërmjet protestave nuk preku në veshin dhe mendjen e BDI-së dhe ata votuan ligjin pa pranuar asnjë amandament të DR-së, por edhe duke tërhequr amandamentet e tyre. Kjo që dje bëri BDI-ja është tradhëti ndaj interesave kombëtare shqiptare”, deklaroi Selmani.

Ai tha se, duke votuar këtë ligj, deputetët e BDI-së pamundësuan të regjistrohen mbi 250 000 shqiptarë që përkohësisht punojnë në gurbet ose mbi 30% të popullatës shqiptare në Maqedoni.

“A nuk ju preku aspak ndërgjegjja kur e miratuat këtë projekt antishqiptar të VMRO-së?A nuk i analizuat aspak pasojat negative politike për të drejtat kolektive të popullit shqiptar që do të vijojnë pas regjistrimit diskrimunes për shqiptarët?Në fund, unë nuk e dij se çka ju shtin të bëheni servis dhe servilë të VMRO-së, a prej dje edhe truproje të VMRO-së duke provokuar incident ne Kuvend, por një gjë e dij shumë mirë – mandati i juaj do të perfundojë, ndërsa populli shqiptar këtë tradhti nuk do t’jua falë!”, shtoi Selmani

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *