Home / Lajme / Maqedoni / Edhe konsumojnë drogë edhe të infektuar me SIDA

Edhe konsumojnë drogë edhe të infektuar me SIDA

1 dhjetor-
Në 105 prej tyre është kryer testimi i Sidës, ku prej të cilëve 19 janë të infektuar me Sidë, që fatkeqësisht Tetova është e dyta në Maqedoni me numrin më të madh të infekstuarve nga virusi HIV, pas qytetit të Shkupit.

Sipas qendrës për zvogëlimin e dëmeve nga përdorimi i drogave, në Tetovë numri i përdoruesve të drogës është 118 persona.

Në 105 prej tyre është kryer testimi i Sidës, ku prej të cilëve 19 janë të infektuar me Sidë, që fatkeqësisht Tetova është e dyta në Maqedoni me numrin më të madh të infekstuarve nga virusi HIV, pas qytetit të Shkupit.

Sipas këtyre shifrave për 100 përqind është rritur numri i konsumuesve të drogës, shifra këto që janë publikuar nga qendra për zvogëlimin e dëmeve nga përdorimi i drogave .

45 persona që janë testuar fatkeqësisht 27 janë të infektuar me virusin Hepatit.

Për dallim nga viti i kaluar numri i personave që përdorin drogë është rritur në mënyrë drastike.

Vitin e kaluar kanë qenë të rregjistruar në këtë qendër 62 përdorues të drogës.

Në vitin 2008 vetëm 4 persona kanë qenë të rregjistruar në këtë qendër si përdorues të drogës.

Borislav Pavloski, koordinator i qendrës për zvogëlimin e dëmeve nga përdorimi drogave, thotë se mosha madhore përdoren droga të rënda si Heroinë, Kokainë etj.

Mosha e re sipas Pavlovskit, shfrytëzon Ektazë të ndryshme, marihuanë dhe drogën më të popullarizuar Hashash-in. 107 janë meshkuj ndërsa 15 janë femra. Gjatë ditës së mërkurë nga ana e kësaj qendre janë shpërndarë materiale propagandistike në qytet për rreziqet nga përdorimi i drogave.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *