Home / Lajme / Maqedoni / EKSPOZE E KRYETARIT TË KOMUNËS SË TETOVËS PËR VITIN 2010

EKSPOZE E KRYETARIT TË KOMUNËS SË TETOVËS PËR VITIN 2010

31 dhjetor-
U ndërtua kanalizimi atmosferik në rrugën “Bllagoja Toska”; U ndërtua kanalizimi fekal në rrugën “Sami Frashëri”; U ndërtua kanalizimi atmosferik dhe trotuari në fsh.Reçicë; U ndërtua kanalizimi fekal në rrugën “Potocka”; U shtrua me pllaka betoni rruga “Kongresi i Manastirit”; U ndërtuan trotuaret në rrugën “Andreja Ristovski”; U vendosën puseta te reja në disa rrugë të qytetit; U ndërtua rruga në fshatin Poroj; U ndërtua kanalizimi fekal dhe atmosferik në rrugën “177” në Reçicë të Vogël. Dua të përmend se investimi i përgjithshëm i komunës së Tetovës për këtë vit kap shifrën prej afro 7 milionë eurosh.

Me përgjegjësi të plotë më lejoni të konkludoj se viti që po lëmë pas ka qenë i vështirë por i suksesshëm për komunën e Tetovës. Gjatë këtij viti jemi ballafaquar me shumë vështirësi, me probleme të cilat jemi munduar ti zgjidhim në mënyrë që të kontribuojmë për përmirësimin e jetës në qytetin tonë. Jemi të vetëdijshëm se nga puna jonë varet ardhmëria e fëmijëve tanë, dhe të udhëhequr nga kjo bindje me përkushtim kemi punuar për të krijuar më të mirën për qytetin tonë.
Të nderuar të pranishëm, gjatë këtij viti rëndësi të veçantë i kemi kushtuar dialogut me qytetarët, takimeve të vazhdueshme me ta dhe formave të tjera të bashkëpunimit të mirësjelltë. Qytetarët e kuptuan se dyert e komunës së Tetovës janë të hapura gjithnjë dhe se ne mundemi bashkërisht të zgjidhim problemet e tyre. Takimi me qytetarët më ka bërë të jem më afër problemeve të tyre, të kuptoj jetën e tyre dhe në këtë mënyrë të shkruaj agjendën e prioriteteve për punë. Kjo më ka mundësuar të zbuloj Tetovën e vërtetë në të cilën ka shumë probleme që kërkojnë zgjidhje.

Të nderuar miq, vitin 2010 do ta emëroja si “Viti i Infrastrukturës”. Prioritet kryesor për këtë vit ka qenë vazhdimi i projektit për ndërtimin e ujësjellësit të ri të qytetit, janë ndërtuar shumë rrugë të reja, bulevarde, trotuare, janë ndërtuar kanalizime fekale dhe atmosferike. Jemi të vetëdijshëm se edhe në të ardhmen na mbetet shumë për të punuar në infrastrukturë, por mendoj se qytetarët e kanë vlerësuar punën tonë gjatë këtij viti.

Dëshiroj që sot para jush të prezantoj disa nga investimet kapitale infrastrukturore më të rëndësishme gjatë kësaj periudhe, të cilat mund t’i shihni edhe në mënyrë vizuale:
Gjatë këtij viti u bë rikonstruimi i rrugës “Dervish Cara”;
U asfaltua rruga në Bllok 81; U ndërtua kanalizimi fekal në lagjen “Bregu i Diellit”; U ndërtua kanalizimi në lagjen “Dardania”; U ndërtua rruga në fshatin Poroj; U ndërtua rruga te ish tregu i kafshëve; U ndërtuan zhardonierë në rrugët kryesore të qytetit; U ndërtua kanalizimi te salla sportive në Poroj;
U ndërtua parteri në bllok 70; U rikonstrua tërësisht rruga “Gjoce Stojçevski”; U shtrua me begatona një pjesë e rrugës “Gjorçe Petrov”; U asfaltua një pjesë të bulevardit “Bllagoja Toska”; U shtrua me pllaka betoni parteri i rrugës “Shtipska”; U ndërtua kanalizimi atmosferik në rrugën “Bllagoja Toska”; U ndërtua kanalizimi fekal në rrugën “Sami Frashëri”; U ndërtua kanalizimi atmosferik dhe trotuari në fsh.Reçicë; U ndërtua kanalizimi fekal në rrugën “Potocka”; U shtrua me pllaka betoni rruga “Kongresi i Manastirit”; U ndërtuan trotuaret në rrugën “Andreja Ristovski”; U vendosën puseta te reja në disa rrugë të qytetit; U ndërtua rruga në fshatin Poroj; U ndërtua kanalizimi fekal dhe atmosferik në rrugën “177” në Reçicë të Vogël. Dua të përmend se investimi i përgjithshëm i komunës së Tetovës për këtë vit kap shifrën prej afro 7 milionë eurosh.

Brenda vitit janë bërë shumë ndërtime të tjera infrastrukturore të cilat më së miri i dinë qytetarët, ndërsa dëshiroj të falënderoj qytetarët që na kanë ndihmuar dhe përkrahur gjatë iniciativave tona.

Komuna e Tetovës në vazhdimësi ka përkrahur aktivitetet sportive dhe kulturore duke ndihmuar klubet sportive me mjete financiare.

Të nderuar të pranishëm, mirëmbajtja dhe shtimi i hapësirave të gjelbra në qytet ka qenë një segment tjetër i rëndësishëm. Dua të potencoj se gjatë këtij viti janë mbjellur fidane në mes korsive rrugore në bulevardet më të rëndësishme të qytetit, janë rregulluar shumë parqe, ndërsa mendoj që gjatë vitit të ardhshëm kjo sferë do të jetë në agjendën e prioriteteve. Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, në vazhdimësi ka bërë mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, ka pastruar rrugët dhe bulevardet e qytetit në mënyrë që të bëjmë të prekshme Tetovën të cilën të gjithë ne e synojmë. Problemi i cili rrjedh edhe nga vitet e kaluara është ai i deponisë së egër në qytet. Komuna e Tetovës sipas marrëveshjes ka kryer investime në deponinë regjionale “Rusino”, ku aktualisht bëhet bartja e mbeturinave nga komuna e Tetovës.

Gjithashtu, jemi në pritje për dhënie me koncesion të grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbeturinave në deponinë rajonale “Rusino”. Jemi në bisedime edhe me ndërmarrje të fuqishme botërore për të shikuar mundësitë për ndërtimin e një fabrike recikluese në qytetin e Tetovës e cila do të jetë zgjidhje afatgjate për problemin e hedhurinave.

Komuna e Tetovës nëpërmjet Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, ka qenë partnere e denjë në shumë projekte të organizuara bashkërisht me organizata dhe fondacione nga vendi dhe të huaja.
Kështu, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar që komuna e Tetovës ka me komunën e Elbasanit, është bërë aplikim i përbashkët për thithjen e IPA Fondeve. Në bazë të këtij bashkëpunimi është hapur zyra e komunës së Elbasanit në Tetovë, e cila do të ndihmojë për rritjen e bashkëpunimit të mëtejshëm me këtë qytet. Gjithashtu në komunën e Tetovës është hapur edhe zyra kroate nëpërmjet të cilës do të mundësohet bashkëpunimi më intensiv me shtetin e Kroacisë në fusha të ndryshme.

Vlen të përmendim se komuna e Tetovës ishte fituese e projektit “ngritja e transparencës si princip themelor për qeverisje të mirë dhe projektit për investim me Shkollën Fillore “Kirili dhe Metodi” të financuar nga USAID.

Përmirësimi i kushteve në shkollat fillore dhe të mesme që janë nën kopetencë të komunës së Tetovës, ka qenë pjesë e rëndësishme në agjendën e punëve për këtë vit. Është investuar gati në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme me qëllim që tu mundësojmë nxënësve kushte më të mira për të zhvilluar aftësitë e tyre. Investimi më i madh gjatë këtij viti është kryer në shkollën e Mesme Ekonomike “8 Shtatori”, ku është ndërtuar kati i ri me tetë klasa, ndërsa investimi kap vlerën prej 23 milionë denarë. Gjithashtu komuna e Tetovës ka dhënë kontributin e saj për ndërtimin e sallave sportive. Edhe pse ndërtimi i tyre është projekt qeveritar, ne kemi dhënë kontributin dhe ndihmën e nevojshme.

Gjatë qëndrimit në Norvegji kemi vizituar shumë shkolla fillore dhe të mesme në këtë vend. Vlen të përmendim se Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë nëpërmjet organizatës “Nensen Democratic Dialog”, do të investojë rreth 6 milion euro në projektin për integrimin e nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme që do të realizohet me nxënës të etniteteve të ndryshme.

Ky projekt është aplikuar në shkollën fillore në fshatin Prelubisht ku me pëlqimin e prindërve, fëmijët nëpërmjet mësimit integrativ do të mësojnë gjuhën shqipe dhe maqedone. Projekti vazhdon të realizohet në shkollën e mesme Bujqësore në Tetovë, ndërsa drejtorët duhet të aplikojnë për të fituar projekte të këtilla të cilat shkollave do tu sjellin shumë përfitime.

Të nderuar miq;

Jemi përpjekur maksimalisht që të jetësojmë të gjitha aktivitetet e parapara për këtë vit.
Sipas mundësive, kemi punuar pa ndalim për të ndërtuar një qytet të cilin të gjithë ne e synojmë. Qytet ku do të mund të kultivohen e zhvillohen të gjitha dëshirat e fëmijëve tanë, qytet i cili do të jetë sinonim i inovacioneve dhe i punës intensive për një ndryshim rrënjësor. Të ndërtojmë bashkërisht një qytet të progresit, paqes e tolerancës.

Komuna e Tetovës po përmbyll një vit të suksesshëm, por na ngelet edhe shumë punë për të bërë gjatë vitit të ardhshëm. Viti që e fillojmë duhet të shpresojmë dhe të besojmë se do të jetë edhe më i suksesshëm.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *