Home / Sport / Ervin Bulku miqësore me Barcelonën

Ervin Bulku miqësore me Barcelonën

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, që aktivizohet në radhët e skuadrës kroate të Hajdukut të Splitit, do të luajë një takim miqësor ndaj Barcelonës.

Ky takim do të zhvillohet në 25 korrik të vitit të ardhshëm në stadiumin “Poljud” të Splitit, pikërisht në ditën e 100-vjetorit të themelimit të klubit të shquar kroat, më të vjetrit në Kroaci dhe në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

I vetmi minus i kësaj ndeshjeje të madhe do të jetë mungesa e Lionel Mesit, lojtarit më të mirë të botës, ndërsa ajo e Dani Alveshit bie më pak në sy. Mendohet se argjentinasi nuk do të jetë për shkak të impenjimeve të tjera.

Gjithsesi, në mesfushë, Bulku do të ketë mundësi të përballet me lojtarë si Andres Injesta apo Ksavi Hernandez, gjithnjë nëse do të përzgjidhet për të luajtur. Kohët e fundit mesfushori kuqezi po aktivizohet pak në radhët e të bardhëve të Splitit.

Ish-lojtari i Tiranës dhe i Krivbasit në Ukrainë iu bashkua klubit kroat në verë të këtij viti, i ndihmuar nga menaxheri shqiptar Adrian Aliaj, ish-futbollist i kombëtares dhe i Hajdukut.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *