Home / Sport / Ferhan Hasani merr ftesë nga Jonuz

Ferhan Hasani merr ftesë nga Jonuz

Pas paraqitjeve briliante në fanellën ‘kuq e zi’ të Shkëndijës dhe takimeve impresionuese në fanellën e kombëtares së shpresave të Maqedonisë, Ferhan Hasani ka pranuar ftesë nga seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Mirsad Jonuz. ‘Buba’ do të grumbullohet me Maqedoninë për sfidën kontrolluese kundër Kinës, e cila më 22 dhjetor do të zhvillohet në qytetin kinez, Fua Shan.
Ftesa për Hasanin len të kuptohet se më në fund Jonuz është bindur në kualitetet e padiskutueshme të tij, por mbetet e paqartë se përse anashkalohet portieri Suad Zendeli i cili për momentin është më i miri në Ligën e Maqedonisë, si dhe Ardian Cuculi e Nebi Mustafi të cilët luajnë në formë të jashtëzakonshme.

Seleksionuesi i përfaqësueses së futbollit të, Mirsad Jonuz të mërkurën ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i grumbullojë për takimin kontrollues me përfaqësuesesen e Kinës. Risi në listën e Jonuzit është ftesa e futbollistit të Shkëndijës Ferhan Hasani, i cili deri tani ka luajtur në kombëtaren e shpresave. Përvesh Hasanit në mesin e 18 futbollistëve të ftuar ka edhe 6-të të tjerë nga kampionati i Maqedonisë, ndërsa është interesant fakti se pas një kohe të gjatë në kombëtare do të grumbullohen katër futbollistë shqiptarë. Së bashku me Hasanin e lartëpërmendur, kundër Kinës do të luajnë edhe Armend Alimit dhe Bajram Fetahu, si dhe një tjetër debutues Muhamed Demiri nga skuadra e Tunit të Zvicrës. Maqedonia do të përballet me Kinën më 22 dhjetor në qytetin kinez, Fua Shan. Kjo do të jetë përballja e tretë mes këtyre dy përfaqësueseve, pasi paraprakisht kanë luajtur dy herë. Takimi i parë mes Kinës dhe Maqedonisë përfundoi me barazim pa gola ndërsa në përballjen e dytë kinezët triumfuan me rezultat minimal 1:0.

Lista e futbollistëve të ftuar:
1.Naumovski (Dinamo B.-Rumani), 2. Bogatinov (Rabotniçki), 3. Stepanovski (Renova), 4. Kralevski (Metalurg), 5. Mojsov (Vojvodina-Serbi), 6.Todorovski (Rad-Serbi), 7. Llazarevski (Lokomotiv-Kazakstan), 8. Lazevski (Partizan-Serbi), 9. Demiri (Tun-Zvicër), 10. Alimi (Istra-Kroaci), 11. Fetai (Nordsjelland-Danimarkë), 12. Gligorov (Rabotniçki), 13. Kirovski (Metalurg), 14. Karçev (Shangaj-Kinë), 15. Tanevski (Bellhatov-Poloni), 16. Manevski (Rabotniçki), 17. Hasani (Shkëndija), 18. Ivanovski (Arka-Poloni).

F.Z.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *