Home / Sport / Fitorja jonë e pastërt si loti

Fitorja jonë e pastërt si loti

“Fitorja jonë ishte e pastërt si loti dhe nuk merituan të zbehet me deklaratat nga tabori kundërshtar, gjoja se rreferimi nuk ishte në nivel. Mendoj se është me korekte që të pranojnë disfatën, ashtu si e pranuam ne herën e parë, kur dominuam totalisht, por në fund fitoi Renova. Realisht nuk mundej të shpëtojnë në mënyrë të njëjtë dy herë me rradhë”,- deklaroi ndihmës trajeri i Shkëndijës, Erhan Selimi.

Fitorja e të dielës 4:1 në derbin lokal me Renovën, skuadrën e Shkëndijës e ka rrikthyer në pozitën e parë në renditje, me shumë gjasa për tu shpallur kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. ‘Kuq e zinjtë’ treguan lojë fantastike, të rrjedhshme me shumë fantazi dhe kombinime të bukura, duke arritur epërsi të lartë 3:0 vetëm pas 25 minutave lojë. Më pas kushtimisht thënë ‘vendasit’ në mënyrë të qetë drejtuan takimin kah fundi, duke regjistruar tre pikë të reja në saldon e vet.

“Fitore e madhe dhe e merituar. Luajtëm lojën tonë të njohur për të cilën Renova në asnjë moment nuk arriti të gjejë përgjigje. Dominuam gjatë gjithë ndeshjes dhe mendoj se me meritë morëm tre pikët e reja, të cilat na kthejnë në vendin e parë”,-deklaroi ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi i cili shtoi. “Fitorja jonë ishte e pastërt si loti dhe nuk meriton të zbehet me deklaratat nga tabori kundërshtar, gjoja se rreferimi nuk ishte në nivel. Në faulin e golit të parë, mund të vijnë të kontrollojnë plagën që mori futbollisti jonë Emini, i cili ende ka shenja në krah. Dëgjoj se Sokoli ankohet edhe në golin e katërt, kur paraprakisht jo që kishte ndërhyrje të parregullt ndaj Mustafit, por duhej edhe karton i kuq për futbollistin e Renovës. Pranoj se ishte i dyshimtë anulimi i golit të Aliut, por situatë të njëtë kishte edhe para portës së Renovës, kur pas goditjes së Sali-t me kokë, mendoj se portieri Mushica topin e ndali pasi kaloi vijën fatale. Këto janë momente dhe sigurisht që ndodhin edhe gabime, por të dielën Shkëndija dominoi dhe këtë e panë të gjithë. Mendoj se është me korekte që të pranojnë disfatën, ashtu si e pranuam ne herën e parë, kur dominuam totalisht, por në fund fitoi Renova. Realisht nuk mundej të shpëtojnë në mënyrë të njëjtë dy herë me rradhë”,-tha Selimi. Fitorja e Shkëndijës la të kënaqur edhe numrin e madh të tifozëve të pranishëm në stadium, të cilët pas përfundimit të takimit gjatë dhe në mënyrë frenetike përshëndetën lojën e futbollistëve ‘kuq e zi’.

“Po të kisha mundësi do të kisha falemenderuar një nga një të gjithë ata 11 000 tifozë të cilët të dielën u gjendën të pranishëm në shkallët e stadiumit të qytetit në Tetovë. Jemi mirënjohës për përkrahjen që në dhanë dhe që po na e japin vazhdimisht. Falemenderoj ‘Ballistët’, falemenderoj tifozët nga Gostivari, nga Shkupi, Kumanova, nga Kosova, Shqipëria dhe nga të gjithë viset tjera prej ku përkrahet Shkëndija. Shpresoj të kenë ngelur të kënaqur me paraqitjen tonë, ndërsa ne premtojmë se do tentojmë edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këtë rritëm”,-përfundoi Erhan Selimi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *