Home / Lajme / Maqedoni / Florin Besimi emërohet drejtor i spitalit të Tetovës

Florin Besimi emërohet drejtor i spitalit të Tetovës

29 dhjetor-
Besimi vjen në këtë post në vend të drejtorit të deritanishëm Atilla Rexhepi, I cili për arsye personale dhe angazhimeve tjera ka dhënë dorëheqje, “Drejtori i mëparshëm i spitalit në Tetovë me kërkesën e tij personale u tërhoq për shkak të angazhimit të tij si profesor në Universitetin shtetëror të Tetovës”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshime kadrovike në spitalin klinik të Tetovës dhe në shtëpinë e shëndetit në Tetovë.Me propozim të Këshillit shëndetësor dhe në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë për ushtrues detyre drejtor të Klinikës së Tetovës e emëroi doktorr Florin Besimi, i cili deri tani ishte shef i pavjonit të gjinekologjisë në këtë spital.

Besimi vjen në këtë post në vend të drejtorit të deritanishëm Atilla Rexhepi, I cili për arsye personale dhe angazhimeve tjera ka dhënë dorëheqje, “Drejtori i mëparshëm i spitalit në Tetovë me kërkesën e tij personale u tërhoq për shkak të angazhimit të tij si profesor në Universitetin shtetëror të Tetovës”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, ish drejtori Rexhepi, kohë më parë për shkak të angazhimeve të tija në spital dha dorëheqje edhe nga këshilltari komunal në komunën e Tetovës.

Në vendin e drejtorit të shkarkuar në Shtëpinë shëndetësore –Tetovë për ushtrues detyre drejtor është emëruar doktor Besmal Shefiti, gjithashtu në propozim të Këshillit shëndetësor. Shefiti vjen në krye të shtëpisë së shëndetit në Tetovës, në vend të drejtorit të deritanishëm Harun Ismaili.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *