Home / Sport / Gafuri vazhdon kontratën me Renovën

Gafuri vazhdon kontratën me Renovën

“Kam vazhduar kontratën me Renovën edhe për një vit dhe jam i lumtur për këtë fakt. Kisha një kombinim për tu transferuar jashtë vendit, mirëpo në moment të fundit drejtuesit e Renovës më ofruan kushte shumë të mira, dhe kjo më bën të besoj se ata vlerësojnë kontributin tim”, – deklaroi futbollisti i Renovës Argjend Gafuri.

Edhe pse kampionati i futbollit të Maqedonisë ka përfunduar, futbollistët e Renovës vazhdojnë të stërviten edhe këto ditë, me atë që sot ose nesër do të shkojnë në pushim të merituar. Ndërkohë deri sa për futbollistët do të ketë pauzë, kjo nuk mund të thuhet për kryesinë e klubit, të cilët janë duke punuar me intenzitet të shtuar. Primare ishte që të mbahen në ekip të gjithë futbollistët dhe Renova qëndron mirë në këtë drejtim, pasi ka vazhduar kontratën me të gjithë lojtarët, në përjashtim të Memedit, që ka ofertë nga Shqipëria dhe ende është duke menduar, si dhe Sjamir Fetahit i cili gjendet në Zvicër ku kërkon angazhim. Ndërkohë Renova ka angazhuar edhe dy futbollistë të rrinjë, Stepanovskin dhe Trajkovskin.

“Stepanovski dhe Trajkovski janë risitë e vetme në këtë moment, ndërsa ne do tenotojmë të sigurojmë edhe ndonjë përforcim. Ndërkohë për ne ishte primare që të mbajmë futbollistët tanë dhe në këtë drejtim jemi shumë të kënaqur me ecurinë e bisedave. Kemi vazhduar marëveshjet me pjesën më të madhe të futbollistëve, i fundit që nënëshkroi kontratë të re është Argjend Gafuri. Ndërkohë mbetet të presim Agron Memedin i cili ka ofertë nga një klub i Shqipërisë, si dhe Sajmir Fetahin i cili nëse nuk gjen angazhim në Zvicër, pritet të shtunën të kthehet në Tetovë”,- deklaroi për ‘Koha’-n, drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti. Sipas drejtorit sportiv të skuadrës nga Xhepcishti, Renova do tentojë të përforcohet me futbollistë cilësorë, ndërsa ekipit të parë do t’i bashkohen edhe lojtarë kualitativ nga skuadra e juniorëve. Qëlimi i Renovës është që të krijojë ekip që do të mundësojë të mbrojnë titullin e kampionit të fituar vitin e kaluar. Ndërkohë Argjend Gafuri, futbollisti i fundit që vazhdoi kontratën me Renovën, shprehet i kënaqur që do të vazhdojë qëndrimin në taborin e ‘gjipspunuesëve’. “Kam vazhduar kontratën me Renovën edhe për një vit dhe jam i lumtur për këtë fakt. Kisha një kombinim për tu transferuar jashtë vendit, mirëpo në moment të fundit drejtuesit e Renovës më ofruan kushte shumë të mira, dhe kjo më bën të besoj se ata vlerësojnë kontributin tim. Shpresoj që me paraqitje të mira në fushë të arsyetoj besimin e dhënë, ndërsa dëshira ime është që në fund të shpallemi përsëri kamponë”,- u shpreh ‘Messi’ i Renovës, Argjend Gafuri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *