Home / Sport / GAZETARËT ZGJEDHIN SPORTISTIN E VITIT

GAZETARËT ZGJEDHIN SPORTISTIN E VITIT

Gazetarët sportiv të cilët punojnë në mediumet në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës dhe Klubin e Atletikës Studenti do të bëjnë përzgjedhjen e sportistit më të mirë për vitin 2010. Pra ky eveniment kulturo sportive do të mbahet më datë 8 janar, me fillim në orën 18:00 në lokalet e hotelit ‘Liraku’ në Tetovë”,-deklaroi gazetari i sportit Shaban Sinani.

Gazetarët sportiv shqiptar, të ndihmuar nga komuna e Tetovës dhe klubi i atletikës ‘Studenti’, në bashkëpunim me komunat tjera shqiptare në vend do të zgjedhin sportistin më të mirë të vitit 2010 në Maqedoni. Sipas organizatorëve përveç sportistit, do të zgjidhet edhe sportistja më e mirë, skuadra, trajneri, sportisti i ri, si dhe gazetari më i mirë për vitin që lëmë pas. Këshilli organizativ ka këkrkuar mbështetjen e të gjithë gazetarëve të sportit në vend, mirëpo deri tani ftesës i janë përgjigjur vetëm një pjesë e tyre. “Gazetarët sportiv të cilët punojnë në mediumet në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës dhe Klubin e Atletikës Studenti do të bëjnë përzgjedhjen e sportistit më të mirë për vitin 2010. Në këtë konkurencë do të marrin pjesë të gjithë ata sportistë të cilët gjatë vitit 2010 janë dëshmuar me rezultate në kampionatet botërore, europiane, ballkanike dhe në kampionatet vendore. Pra ky eveniment kulturo sportive do të mbahet më datë 8 janar, me fillim në orën 18:00 në lokalet e hotelit ‘Liraku’ në Tetovë”,-deklaroi gazetari i sportit Shaban Sinani, menjëherë pas mbledhjes konsultuese të këshillit organizativ të këtij evenimenti. Organizatorët janë duke punuar me intesitet të shtuar në nominimin e më të mirëve, derisa mbrëmja e ndarjes së çmimeve është paraparë të mbahet në datë 8 janar, në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *