Home / Lajme / Maqedoni / Gjatë vitit 2011 nuk do të zgjidhet kontesti i emrit të Maqedonisë

Gjatë vitit 2011 nuk do të zgjidhet kontesti i emrit të Maqedonisë

27 dhjetor
“Maqedonia rrezikon të mbetet vend kandidat në BE, por pa datën e fillimit të negociatave paraqasëse. Prandaj ajo do të shlyhet nga afatet kohore të BE-së, dhe që mund të destabilizojë vendin, ku 25 për qind të popullsisë e përbëjnë shqiptarë”, shkruan WAZ.
euobserver.

Parashikimet e portalit evropian “WAZeuobserver” për zhvillimet gjatë 2011 në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Bullgari.
Portali i internetit WAZ.euobserver shkruan se gjatë vitit 2011 nuk do të zgjidhet kontesti i emrit të Maqedonisë, edhe pse ky do të jetë problemi kryesor me të cilin do të ballafaqohet gjatë tërë vitit ky vend.
“Maqedonia rrezikon të mbetet vend kandidat në BE, por pa datën e fillimit të negociatave paraqasëse. Prandaj ajo do të shlyhet nga afatet kohore të BE-së, dhe që mund të destabilizojë vendin, ku 25 për qind të popullsisë e përbëjnë shqiptarë”, shkruan WAZ.
euobserver.
Sipas kësaj analize, muaji prill i vitit 2011 është periudhë e ndjeshme për vendin, për shkak të mbajtjes së regjistrimit të popullsisë, me të cilin do të vërtetohet numri i vërtetë i shqiptarëve, ndërsa raporti i këtij komuniteti me shumicën do të vendos në pikëpyetje tërë arkitekturën politike dhe stabilitetin ndëretnik.Kur bëhet fjalë për Kosovën, në analizë vlerësohet se ky shtet më i ri evropian do të fillojë dialogun me Serbinë gjatë vitit 2011, por kjo asgjë nuk do të ndryshojë. “Kosova mbeti ashtu siç nuk ka dëshiruar BE-një vrimë e zezë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në analizë, duke shtuar se EULEX-i si mision do të jetë nën presion të madh për të treguar rezultate konkrete.WAZ.euobserver për Shqipërinë shkruan se qytetarët e këtij vendi në vitin 2011 për herë të parë në histori do të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së pa viza, kështu që sigurisht një numër i madh i qytetarëve të këtij vendi do ta bëjnë këtë. Por, sipas analizës, një numër i madh i qytetarëve shqiptarë do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe do të respektojnë liberalizimin e vizave.
Afrimi i Shqipërisë në BE vlerësohet si i “pafatë”, dhe se rikujtohet në analizë se ky është vendi i vetëm që ka marrë mendim negativ nga Komisioni Evropian, por një shans të ri do ta ketë edhe në vjeshtën e këtij viti.Kroacia në këtë analizë merë vlerësime pozitive dhe se ky vend vlerësohet ka plotësuar ato kushte që kërkohen nga BE, por Qeveria e Zagrebit inkurajohet për vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lidhur me Bosnjë-Hercegovinën thuhet se qëllimet kryesore të këtij vendi janë plotësimi i kushteve për mbylljen e Zyrës së përfaqësuesit të lartë të BE-së në Sarajevë.
Sipas Waz.euobserver, Serbia në rastin më të mirë në vitin 2011 do të mund të përfitojë statusin e vendit kandidat në BE. Në analizë theksohet se kjo varet edhe nga arrestimi i kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.
Mali i Zi përgatitet që gjatë vitit 2011 të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, por si shqetësim është paraqitur mungesa e masave kundër krimit të organizuar dhe mungesa e lirisë së medias.
Rumania dhe Bullgaria edhe gjatë vitit 2011 do të shpresojnë të bëhen pjesë e shengen zonës, pas refuzimit të tyre gjatë këtij viti. INA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *