Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet i vetëvrarë vrasësi i dyfishtë në Kumanovë

Gjendet i vetëvrarë vrasësi i dyfishtë në Kumanovë

24 dhjetor-
Policia theksoi se bëhet fjalë për Igor Petrushevski nga fshati Drenak i Kumanovës, i cili vrau mbesën e tij dhe nënën e saj që e kishte kusherirë. Motivet e vrasjes ishin për shkaqe xhelozie, pasi që vrasësi disa vite ishte në lidhje dashurie me mbesën e tij, ndërsa pas zbulimit të kësaj lidhje, familje kishte penguar vajzën.

Vrasësi 22 vjeçar i dy grave, nënë e bijë në Kumanovë u gjet sot i vetëvrarë disa metra larg shtëpisë ku kishte kryer krimin.

Policia theksoi se bëhet fjalë për Igor Petrushevski nga fshati Drenak i Kumanovës, i cili vrau mbesën e tij dhe nënën e saj që e kishte kusherirë. Motivet e vrasjes ishin për shkaqe xhelozie, pasi që vrasësi disa vite ishte në lidhje dashurie me mbesën e tij, ndërsa pas zbulimit të kësaj lidhje, familje kishte penguar vajzën.

22 vjeçari i irituar nga ky vendim i familjes ka hyrë mbrëmë në shtëpinë e mbesës së tij 19 vjeçare Daniela, duke lënë të vrarë atë dhe nënën e saj 42 vjeçare Snezhana Lazarevska. Ai gjatë këtij sulmi kishte plagosur edhe djalin e vogël 14 vjeçar të kësaj shtëpie që gjendej në oborrin e shtëpisë në lagjen Cezma e Hajdutëve në Kumanovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *