Home / Lajme / Maqedoni / Gjendja në burgun e ‘Idrizovës’ nën kontroll pas incidentit të djeshëm mes të burgosurve

Gjendja në burgun e ‘Idrizovës’ nën kontroll pas incidentit të djeshëm mes të burgosurve

3 dhjetor-
Kundër personave të dënuar, të cilët e kanë shkaktuar incidentin dhe i kanë penguar nëpunësit ta kryejnë detyrën e tyre zyrtare do të ngritet kallëzim penal për pjesëmarrje në turmë që do të pengojë nëpunës zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare

Gjendja në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese “Idrizovë” sot është nën kontroll pas incidentit të djeshëm në orët e mbrëmjes, kur një grup të burgosurish nga reparti i mbyllur i të dënuarve me burgim për vepra të rënda penale “terrorizëm”, trafikim me armë”, “vrasje”, “sulm gjinor”, plaçkitje”, kanë tentuar të qerojnë hesape me një grup prej gjashtë personave të sistemuar në krahun tjetër të sektorit të mbyllur, për shkak të fyerjes së ndërsjellë verbale.

Tentativa, siç kumtoi sot Drejtoria për kryerje të sanksioneve, është parandaluar nga ana e autoriteteve kompetente të burgut.

Nga Drejtoria theksojnë se nuk ka të burgosur të lënduar dhe se është shkaktuar dëm i vogël material, e cila tashmë është sanuar.

Gjatë intervenimit në ngjarje dy persona të sigurimit kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Gjendja në burg është stabilizuar për një kohë të shkurtër nga ana e Sektorit për sigurim të burgut.

“Për shkak të gjendjes së shkaktuar është informuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Pjesëtarët e policisë nuk kanë intervenuar brenda në burg. Janë ftuar në vendngjarje të kryejnë ekspertizë krim-teknika, prokurori publik dhe gjykatësi hetues”, thonë nga Drejtoria.

Kundër personave të dënuar, të cilët e kanë shkaktuar incidentin dhe i kanë penguar nëpunësit ta kryejnë detyrën e tyre zyrtare do të ngritet kallëzim penal për pjesëmarrje në turmë që do të pengojë nëpunës zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *