Home / Lajme / Maqedoni / Gjermania deportoi azilkërkues nga Maqedonia

Gjermania deportoi azilkërkues nga Maqedonia

8 dhjetor-

Ata në aeroportin e Shkupit sot mbërritën në mënyrë të organizuar, ndërsa transporti ishte siguruar nga agjencia gjermane e migracionit.

Autoritetet gjermane sot kanë deportuar 38 azilkërkues, shtetas të Maqedonisë, të cilët mbërritën në Aeroportin e Shkupit.

Pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë nga komuniteti rom dhe se atyre i është shqiptuar masë ndalese dhe vulë e zezë në pasaporta, me ç`rast ndalohet hyrja e tyre në Gjermani për disa vite.

Ata në aeroportin e Shkupit sot mbërritën në mënyrë të organizuar, ndërsa transporti ishte siguruar nga agjencia gjermane e migracionit.

Një numër i madh i shtetasve të Maqedonisë gjatë muajve të fundit kanë kërkuar statusin e azilit në Gjermani, kryesisht në landin e Bavarisë, mirëpo ata së fundi janë refuzuar përfundimisht nga autoritetet gjermane. Rreth 800 qytetarë nga Maqedonia deri tani kishin aplikuar për statusin e azilkërkuesit në Bavari, por edhe në landet e tjera gjermane. Qeveria gjermane në koordinim me Komisionin Evropian së shpejti do të deportojë të gjithë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që përfituan nga liberalizimi i vizave.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *